English

Durres: Mot I Kthjellet Dhe Kushte Te Mira Detare

DURRES, 28 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Situata metereologjike në rajonin detar të Durrësit sot do të jetë e mirë dhe kushtet detare do të favorizojnë lundrimin e anijeve dhe motopeshkatoreve, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës së kaluar, janë ankoruar tashmë në kalatat përkatëse. Temperaturat e ajrit do të jenë në kuotat e 26-29 gradë Celsius duke mundësuar edhe fillimin masiv të pushimeve për mijra familjarë nga vendi, Kosova dhe Maqedonia që kanë mbërritur në plazhet pranë qytetit bregdetar. Kushtet detare dhe moti janë përmiresuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, ndërsa vijon normalisht gjuetia e motopeshkatoreve nga grykëderdhja e lumit Seman në jug deri në atë të Bunës në veri. /a.ke/
KOMENTE