Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Bri: Ekonomia Botërore Kërcënohet Nga Rënia Përsëri Në Krizë
English

Ekonomi - Bri: Ekonomia Botërore Kërcënohet Nga Rënia Përsëri Në Krizë

BALE (Zvicër), 28 qershor /ATSH-AFP/ - Banka e Rregullimeve ndërkombëtare, BRI, paralajmëroi sot për rrezikun e "rënies" përsëri të ekonomisë botërore në një krizë tjetër, nëse qeveritë nuk i japin fund menjëherë planeve të mbështetjes së ekonomike dhe politikave monetare favorizuese. "Efektet dytësore të kurave intensive për shëndoshjen e ekonomisë botërore të bashkuara përballë rreziqeve që vazhdojnë të ekzistojnë në sistemin financiar dhe të zbatuara në një periudhë kaq të gjatë nuk do të mungojnë të krijojnë rreziqe për një rënie tjetër në krizë", theksoi BRI-ja në raportin e saj vjetor. Banka qendrore që mbikëqyr bankat qendrore në botë theksoi se "programet në mbështetje të tregjeve dhe bankave kanë krijuar një varësi, të cilën sistemi financiar rrezikon ta ketë të vështirë ta kapërcejë". Ajo theksoi gjithashtu se ekonomia botërore është bërë gjithashtu më e dobët për shkak të rreziqeve që ekzistojnë përsëri mbi bankat të kërcënuara nga një krizë e sektorit imobiliar tregtar (dyqane, zyra...) që mund të shkaktojë me të vërtetë humbje të tjera në sektorin financiar. "Mund të arrijmë në atë që orientimi drejt sektorit imobiliar tregtar të sjellë humbje të tjera", paralajmëroi BRI-ja e cila zhvilloi këtë fundjavë asamblenë e saj vjetore. Gjatë një konference shtypi mbajtur sot lidhur me punimet dyditore të asamblesë, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Bales, Jaime Caruana, i mbështeti kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve të G20-s të mbledhur në Toronto, të cilët kërkuan këtë fundjavë masa për nxitje të ndryshme për secilin vend. Masat që do të merren nga secili vend do të varen nga rrethana e zhvillimit të vetë vendeve.. Gama e problemeve buxhetore dhe situata e sistemeve bankare janë në varësi të ekonomive, nuk ekziston një ilaç universal për shërimin për shërimin e tyre", theksoi Caruana përpara shtypit në përfundim të Asamblesë së përvitshme të BRI-së. Duke reaguar ndaj masave të njoftuara për zvogëlmin e deficiteve publike dhe borxhit të shteteve, kreu i BRI-së theksoi se ato "nuk janë asnjëherë të lehta" dhe përshëndeti "guximin e qeverive që e kanë marrë përsipër këtë detyrë". Menjëherë pas krizës financiare në vitin 2008, shtetet u erdhën në ndihmë bankave me plane mbështetëse masive. Ato emetuan gjithashtu miliarda për të nxitur ekonomitë e tyre të prekura rëndë nga kriza e kredive. Për të mbështetur ekonominë, institutetet e emetimit ndërmorën veçanërisht zvogëlimin e përqindjeve bazë, që aktualisht janë pranë zeros. Për sa i përket vlerës së këmbimit, Caruana bëri thirrje për "një elasticitet më të madh" që do të bënte të mundur forcimin e kërkesës së brendshme në ekonomitë e disa vendeve në zhvillim", duke e hedhur fjalën për Kinën. /I.Pu.
KOMENTE