Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Greqia Rikthehet Në Tregun E Borxhit Në Korrik
English

Ekonomi - Greqia Rikthehet Në Tregun E Borxhit Në Korrik

ATHINË, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Greqia do të emetojë më tepër se katër miliardë euro bono thesari në muajin korrik, emetimi i saj i parë që kur përfitoi nga plani i ndihmës i Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, njoftuan sot disa zyrtarë grekë. Ky emetim u cilësua si "i zakonshëm" nga një burim qeveritar i pyetur nga AFP-ja. Ai ka ndodhur çdo tre muaj për të zëvendësuar obligacionet afatshkurtra që po skadojnë. Shuma e operacionit do të jetë katër deri 4,5 miliardë euro (5-5,6 miliardë dollarë), i bëri të ditur agjencisë Dow Jones Newswires një burim tjetër zyrtar i afërt me çështjen. "Greqia ka nevojë të jetë e pranishme në tregun e borxhit", theksoi ky burim zyrtar. Ky emetim i detyruar është i pari për Greqinë që prej vënies në zbatim të planit të shpëtimit të BE-së dhe FMN-së me vlerë 110 miliardë euro për tre vjet. Ky plan pritet ta ndihmojë Greqinë për të dalë nga kriza e shkaktuar nga deficiti i saj. Greqia, borxhi i të cilës arriti në 300 miliardë euro, ka qenë e detyruar të marrë hua me përqindje shumë të larta dhe e ka patur të domosdoshme marrjen e masave të rrepta ekonomike, që shkaktuan greva të përsëritura. Një grevë tjetër e përgjithshme parashikohet të zhvillohet nesër. /I.Pu.
KOMENTE