Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqia, nesër e paralizuar nga greva e përgjithshme
English

Greqia, nesër e paralizuar nga greva e përgjithshme

Athinë, 28 Qershor, NOA – Greqia, e tronditur kohët e fundit nga një krizë e madhe ekonomike dhe greva të njëpasnjëshme punonjësish publikë dhe privatë, nesër do të përballet me grevën më të madhe të organizuar ndonjëherë prej tyre.

Kështu, mediat vendase bëjnë me dijeni paraprakisht se mbi 3 milionë punonjës të sektorit publik dhe privat pritet të përfshihen në grevën 24-orëshe të paralajmëruar për nesër.

Besohet se greva e përgjithshme do të paralizojë qeverinë qendrore, pushtetin lokal, spitalet, gjykatat, bankat dhe sektorët e tjerë të ekonomisë.

Kjo grevë e madhe, ashtu si edhe pararendëset e saj, mbahet në shenjë kundërshtimi me masat e qeverisë për të dalë nga kriza.

Këto të fundit parashikojnë ngrirjen e rrogave e pensioneve, heqjen e një numër përfitimesh ekonomike dhe shkurtime të tjera buxhetore, të cilat mesa duket, e kanë acaruar së tepërmi popullatën vendase në Greqi, duke e detyruar të reagojë përmes të tilla masave ekstreme.

n.e/NOA

KOMENTE