Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Histori/ Vlorë: Kisha Shën E Diela, Një Nga Simbolet E Fshatit Nartë
English

Histori/ Vlorë: Kisha Shën E Diela, Një Nga Simbolet E Fshatit Nartë

VLORË, 28 qershor /ATSH-H.Koçi/ - Kisha e Shën e Diela, një nga objektet e kultit më të vjetra në rrethin e Vlorës, është një nga simbolet e fshatit Nartë, 7 km në veriperëndim të qytetit. "Ajo mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1808 dhe ka funksionuar si objekt kulti në fshatin Nartë, krahas kishës së Shën Janit", thotë historiani Novruz Bajramaj. Kisha e Shën e Dielës, sipas 76 vjeçarit Panajot Papa, është rikonstruktuar në fillim të viteve '30 të shekullit të kaluar. "Gjatë viteve të regjimit komunist, godina e saj shërbeu si bar", thotë Papa. Ai tregon se, pavarësisht kësaj, konstruksioni i godinës nuk u tjetërsua dhe prej saj u hoq vetëm kambana. "Mbaj mend edhe kur isha i vogël, që në oborrin e kishës mblidheshin të dielave gjithë burrat dhe gratë e fshatit, për meshën e zakonshme", tregon i moshuari. Në fillim të vitit 1991, banorët e këtij fshati vendosën ta rikthejnë atë në objekt kulti, me emrin e vet pothuajse 200 vjeçar. Gjithçka u realizua me kontributin e vetë banorëve, të cilët i rikthyen fshatit kishën e munguar. Kisha e Shën e Dielës ndodhet në qendër të Nartës. Çdo të diel, në të kryhet mesha, ku mblidhen dhjetra banorë të fshatit dhe nga zona të tjera. Kisha është edhe mjedisi kryesor, ku kryhen ritet e karnavaleve, që zhvillohen çdo pranverë në këtë fshat dhe që përkojnë me Festën e Shenjtë të Pashkëve. Deri para 6 vjetësh, këtu ndodhej dhe Kisha e Shën Janit, e ndërtuar 3 deri në 4 shekuj më parë. Godina e kësaj kishe, një ndër me të vjetrat në rrethin e Vlorës, u shemb si pasojë e mungesës së investimeve për rikonstruksionin e saj. Ajo u restaurua disa herë në periudha të ndryshme. Sipas historianëve vlonjatë, kambanorja e saj u rehabilitua për herë të fundit në vitet 1930 të shekullit të kaluar, kur në të u vendosën 3 kambana të reja dhe sahati që ishte prodhuar në Itali. Për disa vjet, kambanorja e Kishës së Shën Janit krijoi një pjerrësi të dukshme, me një kënd më të vogël se 90 gradë në drejtim të perëndimit. Por, kjo nuk u vlerësua nga strukturat zyrtare të kohës dhe, për pasojë, godina u shemb dhe prej saj nuk ka mbetur tashmë asnjë shenjë. Gjithsesi, tani banorët jetën shpirtërore e kanë të lidhur me kishën Shën e Diela, megjithëse ka edhe mjaft gjurmë të objekteve të tjera të kultit më të vogla. Xha Pandeliu, një nga të moshuarit e fshatit, që jeton me bashkëshorten në një banesë dy katëshe, thotë se, dikur, çdo lagje kishte kishën e vet. "Ishin rreth 6 kisha në fshat, të cilat kishin emrat e tyre, si kisha e Shën Mërisë etj, por që u shkatërruan në vitet e komunizmit", thotë ai. Tani, prej tyre kanë mbetur vetëm gërmadhat dhe emrat, ku besimtarë të ndryshëm, shkojnë dhe falen sipas ditës dhe shenjtit që ato simbolizojnë./ch/
KOMENTE