Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kirgistan - Osbe Përshëndet Referendumin Pavarësisht Disa Shkeljeve
English

Kirgistan - Osbe Përshëndet Referendumin Pavarësisht Disa Shkeljeve

BISHKEK, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) përshëndeti sot qeverinë e përkohshme të Kirgistanit për organizmin e referendumit për Kushtetutën e re duke nënvizuar se ishin vërejtur dhe shkelje. "Duke marrë parasysh klimën shumë të vështirë (...), qeveria e përkohshme dhe autoritet e tjera meritojnë të përshëndeten pasi kanë organizuar një proces shumë të qetë zgjedhor'', deklaroi ambasadori, Boris Frlec, shef i misionit të vëzhgimit, cituar në një komunikatë. Megjithatë, organizata ka verejtur disa shkelje si mungesa e verifikit të identitetit të zgjedhësve për të evituar votat e shumëfishta dhe numërimi i votave nuk ka qenë shumë pozitiv. OSBE-ja refuzoi të dërgojë një mision të plotë në vend për vëzhgimin zgjedhjeve për shkak të përleshjeve të dhunshme ndëretnike të ndodhura kohët e fundit në jug të vendit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE