Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha: I kërkoj opozitës të bashkëpunojë për ligjin për kodin zgjedhor
English

Kryeministri Berisha: I kërkoj opozitës të bashkëpunojë për ligjin për kodin zgjedhor

Tiranë, 28 qershor, NOA – Pas deklaratave se zgjedhjet e 28 qershorit ishin dëshmia që pasoi edhe marrjen e vendimeve të rëndësishme nga ndërkombëtarët për Shqipërinë, në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha i kërkoi opozitës që të ushtrojë detyrën e saj dhe të marrë pjesë në të gjitha reformat e rëndësishme që i duhen vendit.

Ashtu sikundër deklaroi edhe në prani të kreut të PPE-ve, se do të mbështesë çdo amendament të opozitës, kreu i mazhorancës theksoi rishtas se “për të gjitha ligjet që kërkojnë miratimin me shumicë votash pra 3/5 e deputetëve, opozita do të ketë të drejtën të sjellë çdo amendament që është brenda standardeve dhe mazhoranca do t’i pranojë ato qoftë për ligjin për imunitetin qoftë për Kodin e ri Elektoral”, deklaroi kryeministri Sali Berisha.

“Ne nuk e kërkojmë këtë bashkëpunim me opozitën, dhe respektin ndaj të drejtës së saj, veç për reformën”, shtoi më tej kryeministri.

Më pas kryeministri ka vijuar ligjëratën e tij në mbledhjen e grupit të PD-së, duke iu referuar 20 vjetorit të rrëzimit të sistemit, një vit që sipas tij po përkon edhe me vendimet më të rëndësishme historike për shqiptarët, liberalizimin e vizave dhe integrimin e shpejtë në BE.

mit/NOA
KOMENTE