Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miratohet P/Ligji Për Faljen
English

Miratohet P/Ligji "Për Faljen"

TIRANË, 28 Qershor/ATSH/.- Komisioni parlamentar i ligjeve miratoi sot, vetëm me votat e maxhorancës, projektligjin "Për faljen", që përcakton kriteret dhe procedurat e dhënies së faljes për personat që vuajnë dënime me vendim gjyqësor. Pas miratimit në parim me konsensus, gjatë diskutimit nen për nen dhe më pas në tërësi, p/ligji nuk arriti të merrte votat e opozitës në komision. Momenti i debatit ishte neni 10, sipas të cilit, presidenti ushtron të drejtën e faljes me propozim të ministrit të Drejtësisë. Sipas deputetëve socialistë, ky formulim cënon kompetencën e presidentit dhe bie ndesh me Kushtetutën. Ky argumentim nuk u pranua nga maxhoranca, pasi sipas saj, Kushtetuta thotë se presidenti e ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit. Projektligji, që pritet të miratohet në seancën plenare të 1 korrikut, synon përcaktimin e kritereve dhe procedurave të dhënies së faljes për personat që vuajnë dënime me vendim gjyqësor. Një mjet i rëndësishëm në këtë drejtim janë instrumentet kushtetuese dhe ligjore të amnistisë dhe të faljes së dënimeve penale që përfaqësojnë akte mëshire ndaj të dënuarve, duke i dhënë mundësinë atyre për integrim social. Për hartimin e këtij p/ligji janë marrë parasysh një pjesë e madhe e vërejtjeve të disa institucioneve, të misionit EURALIUS II dhe të komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. /a.s/s.s./
KOMENTE