Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDK: Të ndalen shembjet në bregdet përgjatë sezonit turistik, prishin imazhin
English

PDK: Të ndalen shembjet në bregdet përgjatë sezonit turistik, prishin imazhin

Tiranë, 28 qershor, NOA – Partia Demokristiane deklaroi sot se aksioni i ndërmarrë prej Inspektoriatit Kombëtar të Ndërtimit për shembjen e ndërtimeve pa leje në kulmin e sezonit turistik, është i paprecedent dhe po dëmton rëndë jo vetëm pronën dhe interesat e qytetarëve, por edhe imazhin turistik të vendit.

Në një deklaratë për shtyp, PDK e cilëson të papranueshme këtë fushatë shembjesh të ndërtimeve në bregdet.

Kjo parti madje nënvizon se shembjet po bëhen në mënyrë selektive dhe sipas një motivacioni politik, për të cilin PDK, i kërkon qeverisë që ta ndërpresë këtë fushatë shkatërrimesh në zonat turistike gjatë muajve të verës.

Sipas Partisë Demokristiane kjo politike e qeverisë shqiptare po sjell dështimin e këtij sezoni turistik, duke nxjerrë jashtë funksionit disa prej zonave turistike më të bukura të vendit dhe duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë në sytë e turistëve dhe pushuesve të huaj.

mit/NOA
KOMENTE