Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pedofili - Shba - Gjykata E Lartë I Hapë Rrugën Një Procesi Kundër Vatikanit
English

Pedofili - Shba - Gjykata E Lartë I Hapë Rrugën Një Procesi Kundër Vatikanit

NJU JORK, 28 qershor /ATSH-ANSA/ - Sot, Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi të mos shprehet për një çështje gjyqësore kundër Vatikanit, duke hequr pengesën e fundit për procesin civil për një çështje pedofilie në Oregon. Sipas interpretimeve të para, gjykatësit menduan se "Vatikani, në aspektin civil, mund të konsiderohet përgjegjës për veprimet e priftërinjve pedofilë". Megjithatë gjykatësit nuk e shoqëruan me një motivim vendimin e tyre për mos ta penguar procesin. Vatikani akuzohet se ka transferuar disa herë një prift irlandez, nga një qytet në tjetrin, pavarësisht se ai ishte akuzuar disa herë për ngacmime seksuale te të miturit. Apeli në Gjykatën e Lartë ishte paraqitur nga Selia e Shenjtë duke kërkuar të drejtën e imunitetit që i takon Shteteve sovrane. Prifti në qendër të kësaj çështje, Andrew Ronan, ka ndërruar jetë. Pala që ka ngritur akuzën e konsideron Vatikanin përgjegjës për abuzimet e priftit Ronan pasi e kishte transferuar këtë të fundit nga Irlanda në Çikago dhe më pas në Portland, pavarësisht se Selia e Shenjtë ishte informuar për akuzat kundër tij. /e.v/
KOMENTE