Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përfundon Aktiviteti Netët Korçare Të Poezisë 2010
English

Përfundon Aktiviteti "Netët Korçare Të Poezisë 2010"

KORÇË, 28 qershor /ATSH-Behar Fejzulla/ - Të paktën 50 poetë nga hapësira mbarë shqiptare, por edhe nga Greqia e Bullgaria, morën pjesë në edicionin e 12 të veprimtarisë poetike Netët korçare të poezisë 2010, që u organizua për tre ditë në Korçë nga bashkia e qytetit në juglindje të vendit dhe klubi i shkrimtarëve "Bota e re". Veprimtaria nisi në 26 qershor, me ceremoninë e mirëseardhjes, gjatë së cilës drejtori i bibliotekës "Thimi Mitko", poeti Skënder Rusi, u shpreh në fjalën e tij përshëndetëse se "poetët vijnë në Korçën e traditave dhe të kulturës dhe i sjellin asaj ditët magjike të poezisë, freskinë e rimave dhe modernitetin e metaforave". Në mjediset e Muzeut të Arsimit Kombëtar dhe në bibliotekën "Thimi Mitko", aktorët Margarita Xhepa, Zamira Kita dhe Ligoraq Riza recituan poezi nga krijimtaria më e mirë e letërsisë shqipe dhe e poetëve pjesëmarrës në këtë veprimtari. Pjesë e ditës së dytë të aktivitetit "Netët korçare të poezisë 2010" ishte dhe promovimi i vëllimit poetik "Eja sot", i poetes korçare, Rakaela Yzeiri, dhe më pas një vizitë e të gjthë pjesëmarrësve në fshatin turistik të Dardhës. Sot në përmbyllje të këtij aktiviteti u zhvillua konkursi "Parada e poezisë", në të cilin poetët konkuruan duke recituar poezitë e tyre më të mira. Në përfundim të këtij konkurimi, juria vlerësoi me çmimin " Kurora e poezisë 2010", poetin Fazlli Haliti, "Për vlera të mirfillta letrare të sjella në poezinë shqipe, si një zë i veçantë lirik". Me çmimin "Asdreni" u vlerësua poetja, Vojsava Nelo dhe me çmime speciale dy poetet bullgare, Dimitriva Ravenjela dhe Tatiana Jetnova. Sipas drejtorit të bibliotekës "Thimi Mitko", Skënder Rusi, gjatë këtij viti në qytetin e Korçës, janë botuar dhe hedhur në qarkullim, pesë vëllime me poezi, tre vëllime me tregime, dhe një dramë dhe janë dërguar për botim edhe disa libra të tjera./ch/
KOMENTE