Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Perika Gjezi I Ka Falur Teatrit Dhe Kinematografise Role Te Spikatura
English

Perika Gjezi I Ka Falur Teatrit Dhe Kinematografise Role Te Spikatura

Kryeministri Berisha i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të Perika Gjezit- TIRANE, 28 Qershor/ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të Perika Gjezit, i cili u nda dje nga jeta pas një aksidenti automobilistik. Duke iu drejtuar familjarëve së të ndjerit Gjezi, Kryeministri e konsideron një humbje të madhe largimin e tij nga jeta. "Ndihem thellësisht i prekur dhe i hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tuaj më të dashur, të aktorit që me interpretimin dhe talentin e tij i ka falur teatrit dhe kinematografisë shqiptare shumë role të spikatura që do të mbeten në kujtesën e të gjithë shqiptarëve dhe në fondin e vyer të kinematografisë shqiptare", thuhet në mesazhin e Kryeministrit. Perika Gjezi, thuhet në mesazhin e Kryeministrit, përmes roleve të interpretuara me mjeshtëri prej tij, në disa nga filmat më të bukur shqiptarë, do të mbetet në zemrën dhe mendjen e Korçës së tij të dashur ku u lind, u rrit dhe u shkollua, duke u mëkuar me pasionin dhe dashurinë për këtë art fisnik, si dhe do të mbetet i pashlyer në zemrën dhe mendjen e të gjithë artdashësve shqiptarë. Aktori Perika Gjezi i teatrit "Andon Zako Çajupi" të Korçës humbi jetën dje pasdite në një aksident automobilistik në rrugën Korçë-Voskopojë. Perika Gjezi ka lindur në vitin 1949 në qytetin e Korçës. Ai ka përfunduar studimet e larta për art dramatik në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në vitin 1975, kohë prej së cilës ka punuar si aktor i teatrit "A.Z.Çajupi" të Korçës. Gjezi ka luajtur mjaft role të spikatura në teatrin e Korçës dhe në kinematografinë shqiptare. /a.gjonaj//a.ke/
KOMENTE