Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rripi I Gazës - Vritet Një Palestinez Dhe Plagosen Dy Të Tjerë Nga Goditjet E Izraelitëve
English

Rripi I Gazës - Vritet Një Palestinez Dhe Plagosen Dy Të Tjerë Nga Goditjet E Izraelitëve

GAZA, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Një palestinez u vra dhe dy të tjerë u plagosën sot pasdite nga goditjet e izraelitëve në lindje të qytetit të Gazës, njoftojnë burime spitalore palestineze. Shërbimi spitalor në Gaza shtoi se ka gjetur një trup pa jetë dhe është informuar për dy persona të plagosur. Megjithatë, ambulancat nuk kanë hyrë në zonën e përleshjeve për të marrë të plagosurit. Sipas disa dëshmitarëve, artileria izraelite hapi zjarr kundër një grupi luftëtarësh të Frontit popullor për çlirimin e Palestinës, FPLP, ekstrem i majtë. Një zëdhënëse ushtarake izraelite bëri të ditur se forcat kanë patur në objektiv një aktivist i cili kishte qëlluar me raketahedhëse mbi ushtarë izraelitë pranë kufirit, duke shtuar se asnjë ushtar izraelit nuk është goditur. Krahu i armatosur i FPLP-së ka marrë përsipër operacionin. /I.Pu.
KOMENTE