English

Sejdiu Kërkon Pjesëmarrjen E Kosovës Në Operacionet Paqesore Të Nato-S

PRISHTINË, 28 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti Fatmir Sejdiu kërkon që Kosova të marrë pjesë në operacionet paqësore të NATO-s, qoftë edhe vetëm simbolikisht. Këtë kërkesë të përsëritur Presidenti i vendit dhe Komandanti Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Fatmir Sejdiu, e ritheksoi sot në ceremoninë e diplomimit e gradimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare, në Kazermën e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj. Presidenti Sejdiu vlerësoi progresin e shënuar dhe arritjet e shpejta që ka bërë FSK-ja si dhe bashkëpunimin edhe me universitete të njohura për aftësimin e kuadrit të ri komandues. "Kemi modelin e mirë para vetes, modelin e zhvillimit të atyre që ishin dhe janë mburojë e rëndësishme e Kosovës, partnerët tanë NATO-n", tha ai. Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Sylejman Selimi, tha se "diplomimi i brezit të dytë të kadetëve është një proces shumë i rëndësishëm për krijimin e një force operacionale të bashkuar, fleksibile dhe profesionale, e cila do të jetë e aftë të realizojë të gjitha detyrat e saj" ./s.s./
KOMENTE