Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbi - Drejtësia Akuzon Katër Serbë Për Krime Lufte Në Kroaci
English

Serbi - Drejtësia Akuzon Katër Serbë Për Krime Lufte Në Kroaci

BEOGRAD, 28 qershor /ATSH-AFP/ - Drejtësia serbe akuzoi katër serbë, ish-anëtarë të forcave serbe të Kroacisë për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në Kroaci në vitin 1991, njoftojnë sot burime në Beograd. Ceda Budisavljevic, Mirko Malinovic, Milan Bogunovic dhe Bogdan Grujicic u akuzuan nga Zyra e Prokurorit serb për krimet e luftës për vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje kroate, njoftoi prokuroria për krimet e luftës në një komunikatë. Katër të akuzuarit, të cilët mbaheshin në burg në Serbi, ishin në atë kohë anëtarë të policisë së forcave serbo-kroate kundër pavarësisë së Kroacisë, thuhet më tej në komunikatë. Shpallja e pavarësisë së Kroacisë në vitin 1991 u pasua nga një luftë mes forcave të Zagrebit dhe atyre serbe propavarësisë të mbështetur nga ushtria federale jugosllave. Në vitin 1995, forcat kroate rimorën kontrollin e territoreve të mbështetura nga përkrahësit e pavarësisë. Konflikti shkaktoi rreth 20 000 të vdekur. /I.Pu.
KOMENTE