Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthim fatal i një kamioni, 18 të vdekur nga aksidenti tragjik
English

Shpërthim fatal i një kamioni, 18 të vdekur nga aksidenti tragjik

Pakistan, 29 Qershor NOA - Një shpërthim në qytetin e Hyderabad në Pakistan, ka lënë të vdekur të paktën 18 persona. Dyzet të plagosur, dhe disa prej tyre jahni në gjendje tepër të rëndë.

Sipas informatave paraprake, një kamion i parkuar në një zonë tregtare shpërtheu ndërsa ky territor ishte i mbushur me njerëz. Policia ka përjashtuar rrugën e një atentati duke pohuar se shpërthimi ndodhi për shkak të ngrohjes së motorit.

Sipas një rindërtimi të parë, ajo çka provokuar këtë ndodhi ishte ngarkesa me kimikate në kamion dhe kjo në sajë dhe të presionit të lartë.

Supozimi është bërë nga një prej hetuesve, Ali Muhammedi Baloch, i cili ka përjashtuar çdo gjurmë të terrorizmit.

“Materialet që po transportonte automjeti nën ndikimin e një presioni mund shkaktojë një shpërthim të fuqishëm”, - shpjegoi ai.

Moti i nxehtë i ditëve të fundit mund të ketë kontribuar duke shkaktuar shpërthimin. Sipas burimeve policore, ishte një cilindër me gaz, i cili mund të ketë shkaktuar shpërthimin pasi ai ishte shumë i fuqishëm dhe ka plagosur shumë njerëz që ishin rreth kamionit, të parkuar pranë një zone tregtare.

Sipas burimeve spitalore është raportuar se janë një duzinë me të plagosur në një gjendje mjaft të rëndë. Incidenti ka shkatërruar tetë dyqane dhe një xhami.

r.b/NOA

KOMENTE