Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria, midis vendeve më atraktivë në botë për të tërhequr investitorët e huaj
English

Shqipëria, midis vendeve më atraktivë në botë për të tërhequr investitorët e huaj

Parashikohet që rritja e GDP në Shqipëri të vazhdojë me ritme të shpejta dhe në 2014, thuhet në raport, GDP reale pritet të rritet me 30%, gjë që e bën këtë vend të konsiderohet shumë pozitivisht dhe në perspektivë

Tiranë, 28 Qershor 2010 NOA - Një ndër kompanitë më të njohura të konsulencës ekonomike në botë, A.T. Kearney kryen një studim vjetor mbi mundësitë e investimeve dhe tregjet në fushën e biznesit Retail dhe llogarit indeksin global të zhvillimit të këtyre tregjeve (GRDI), duke përdorur 25 tregues makroekonomikë dhe ekonomikë. Këtij studimi i ka bërë jehonë edhe CNBC pak ditë më parë.

Shqipëria hyn për herë të parë në hartën e këtij studimi, me performancën e saj ekonomike dhe menjëherë renditet mes 30 vendeve të para, duke zënë pozicionin e 12-të me GRDI 51.1.

Shqipëria kalon vende si Turqia, Rumania, Bullgaria, Bosnja në një klasifikim ku vendet e para mbahen nga tregje gjigantë si Kina, India, Brazili etj.

Ajo renditet në këtë vend për nga rezultatet e arritura për sa i përket lehtësisë së hyrjes në tregjet e saj dhe të bërit biznes, tërheqja si treg i ri dhe i garantuar dhe risku i ulët e të bërit biznes.

Sipas këtij studimi ndërsa Rusia ka zbritur nga vendi i dytë në atë të dhjetë, duke hapur rrugë për vendet e Evropës Lindore. Ndërkohë vendet e Ballkanit me të parën Shqipërinë, pasuar nga Bosnje-Hercegovina, e renditur vetëm në vendin e 29-të me GRDI 39.1, Bullgaria e 19-ta me GRDI 46.5 dhe Maqedonia e 20-ta me GRDI me 45.6 janë ngjitur shumë në klasifikim.

Kjo për faktin që dhe pse vende të vogla, kanë patur një zhvillim ekonomik të përshpejtuar në sajë të reformave ekonomike. Një pjesë e mirë e dyqaneve të biznesit me shumicë dhe pakicë janë shtrirë në këto vende dhe nga intervistat e Drejtorëve Ekzekutivë të kompanive të mëdha, ato rezultojnë të mos jenë thjesht një mundësi dhe një vend i pëlqyeshëm për investimet e tyre por tashmë kanë hyrë në hartat e investimeve të tyre si një domosdoshmëri.

Në këtë studim, kur analizohet Shqipëria, mes të tjerave thuhet që Shqipëria është një treg i vogël me një këndvështrim shumë pozitiv lidhur për biznesin dhe një treg i ri akoma i pashfrytëzuar.

Parashikohet që rritja e GDP në Shqipëri të vazhdojë me ritme të shpejta dhe në 2014, thuhet në raport, GDP reale pritet të rritet me 30%, gjë që e bën këtë vend të konsiderohet shumë pozitivisht dhe në perspektivë.

Ky studim tërësor global konfirmohet edhe një herë nga një studim i kryer nga Dhoma Gjermane e Tregtisë me vendet e huaja, në lidhje me qëndrimin e investitorëve gjermanë të cilët kanë investuar jashtë Gjermanisë, rezulton që të pyetur nëse do të investonin përsëri në vendet ku ata janë prezentë, përgjigja për Shqipërinë është 86% Po, ndër treguesit më të lartë në rajon dhe ekonomitë në zhvillim.

Ky tregues është më i lartë se në vende si Rumania me 81%, Hungaria me 80%, Çekia me 79 % dhe Letonia me 81%.

r.n/NOA

KOMENTE