English

Soft News-Emocionet E Botërorit Përfshijnë Edhe Kryeministrin Berisha

A TIRANË, 28 Qershor /ATSH - Gjergji Mima/ - Emocionet e Kupës së Botës në futboll "Afrika e Jugut 2010", kanë përfshirë të gjithë në Shqipëri, madje edhe politikanët. Pas rastit të kryeministrave të Aglisë dhe Gjermanisë, që "braktisën" dje për disa orë samitin e G-20 për të ndjekur sfidën Angli - Gjermani edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha nuk ka mbetur jashtë dikutimit për këtë Botëror. "Nuk mund të lë pa përmendur zhvillimet e mëdha të ditës së djeshme", u shpreh sot kryministri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, duke iu referuar dy ndeshjeve të ditës së djeshme në Kupën e Botës, Gjermani - Angli (4-1) dhe Argjentinë - Meksikë (3-1). "Them se ndeshjet e djeshme ishin perla të vërteta të historisë, por jo si ndonjë ekspert, mund të them se pashë dy gjëra: një Argjentinë që më rikujtoi Holandën e kulmit të saj, një Argjentinë furtunë e shpejtësive të papara ndonjëherë në stadium, kishte një përgatitje atletike të paimagjinueshme dhe një Gjermani me një përgatitje fizike e programim të shkëlqyer, të paparashikueshëm, i kishte të dyja këto që i dhanë fitoren asaj", u shpreh kryeministri Berisha, që ndërkohë nuk harroi të komentonte edhe gjykimet e dyshimta të arbitrave ne të dy takimet. "Ajo që bëri arbitri ishte një marrëzi, pasi ishte një gol i qartë dhe i sigurtë", u shpreh kryeministri Berisha, duke iu referuar golit të anglezëve, që nuk u dha nga arbitri uruguajan. /a.ke/
KOMENTE