Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Mot I Qendrueshem, Kushte Normale Lundrimi
English

Vlore: Mot I Qendrueshem, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 28 qershor/ATSH-H.Koçi/.- Situata meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës, parashikohet të jetë e qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët dhe me zhvillime resh, që do të vijnë duke u shtuar, veçanërisht në mesditë kur do të arrijnë në nivel mesatar. Vlerat e temperaturave do të shënojnë një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë, ndërkohë që kushtet e lundrimit parashikohet të jenë normale, por jo të favorshme për peshkim. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 25-27 gradë celsius dhe ato minimale në 15-17 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. /a.ke/
KOMENTE