Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Qershori Muaji I Më I Përgjakshëm I Misionit Në Vend
English

Afganistan - Qershori Muaji I Më I Përgjakshëm I Misionit Në Vend

KABUL, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Rreth 100 ushtarë ndërkombëtarë kanë humbur jetën gjatë qershorit në Afganistan, fakt që e shndërron atë në muajin më të përgjakshëm për forcat ndërkombëtare në tetë vite e gjysmë të operacionit të tyre në vend, sipas një përllogaritjeje të bëra nga AFP, pasi Uashingtoni njoftoi vdekjen e një ushtaraku amerikan. Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi mbrëmjen e djeshme përmes një deklarate s një prej ushtarakëve nga SHBA kishte mbetur i vdekur në një rajon të provincës Farah, në lindje të vendit. Bilanci në fillim të qershorit, me 100 të vdekur, e ka tejkaluar atë të gushtit të vitit 2009 me 77 ushtarë të humbur, që deri kohët e fundit ishte muaji më i përgjakshëm për forcat ndërkombëtare që prej fillimit të ofensivës së tyre për largimin e talebanëve nga pushteti në vitin 2001, sipas një përllogaritjeje të AFP-së bazuar në informacionet e publikuara në faqen e pavarur të internetit www.icasualties.org./ /i.p/
KOMENTE