English

Afrikë e Jugut 2010, Gjermani, Khedira: Do të ndalojmë dhe Messin

Afrikë e Jugut, 29 Qershor NOA - Është një eufori tepër e madhe ajo që mbizotëron në lojtarët e Gjermanisë dhe kjo pas fitores me Anglinë dhe kualifikimit për në çerekfinale, ku do të përballen me Argjentinën e Lionel Messit.

“Jemi tepër të lumtur dhe mjaft të lehtësuar pasi mundëm një skuadër pretendente si Anglia dhe tashmë jam i sigurt se jemi në gjendje të ndalojmë dhe Messin së bashku me skuadrën e tij”, - këto ishin fjalët e mesfushorit gjerman Sami Khedira.

Për sa i përket argjentinasve, ata kërkojnë të harrojnë vitin 2006, kur u eliminuan me penallti pikërisht nga gjermanët.

“E dimë mjaft mirë që kërkojnë hakmarrje, por gjithçka do të vendoset në fushën e lojës”, - pohoi Klose në lidhje me këtë fakt.

r.b/NOA

KOMENTE