English

Ak, Apelon Që Bizneset Prodhuese Të Respektojnë Rregullat E Konkurrencës

TIRANE, 29 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati, i bëri apal sot biznesit prodhues vendas që të respektojë rregullat e konkurrencës në drejtim të çmimeve apo ndarjes së tregut. Në një konferencë për shtyp, Lati shpjegoi se Autoriteti i Konkurrencës, bazuar në informacionin e marrë nga media mbi rritjen e çmimit të bukës, në emër të shoqatës së prodhuesve të bukës të Qarkut të Korçës, vendosi për hapjen e hetimit paraprak në tregun e prodhimit dhe tregtimit të bukës në këtë Qark, për të vërtetuar ekzistencën ose jo të një marrëveshje të ndaluar në kuptim të Ligjit "Për mbrojtjen e Konkurrencës". Për këtë qëllim, tha ajo, Komisioni i Konkurrencës organizoi një seancë me prodhuesit kryesorë të bukës në këtë Qark, ku konstatoi se nuk ekziston një marreveshje mes shoqates se bukëpjekësit dhe asaj të Biznesit te Vogla per rritjen e çmimit të bukës, ndonese çmimi i këtij produkti në raport me peshën është më i ulet i krahasuar me rrethet e tjera te Shqipërisë. Në këtë konteks, nënvizoi ajo, prodhuesit deklaruan se pas inspektimeve dhe njohjes me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës u angazhuan që të veprojnë në mënyrë të pavarur në treg. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi mbylljen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e prodhimit dhe tregtimit të bukës në Qarkun e Korçës si dhe pranimin e angazhimeve të palëve për rivendosjen e konkurrencës në treg. Për të siguruar respektimin e angazhimeve të palëve Autoriteti i Konkurrencës do të monitorojë në vazhdim tregun e bukës në Qarkun e Korçës, tha Lati. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, Komisoni i Konkurrencës, në zbatim të Ligjit "Për mbrojtjen e konkurrencës" kërkon të ndërgjegjësojë të gjitha shoqatat e biznesit që në veprimtarinë e tyre të mbrojnë interesat e antarëve sipas ligjit dhe të mos ndikojnë në vendosjen e praktikave të bashkërenduara/të koordinuara për rritje të menjëhershme të çmimeve, fiksim çmimesh apo ndarje tregu. Ne baze të ligjit "Për mbrojtjen e konkurrencës" marrëveshjet e ndaluara janë shkelja më e rëndë dhe sjellja më antikonkurruese dhe mund të ndëshkohet nga Komisioni i Konkurrencës me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore. Autoriteti i Konkurrencës fton edhe një herë shoqatat e biznesit për rritjen e bashkëpunimit në realizimin e misionit të tij për vendosjen dhe ruajtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg. Krytarja e AK, apeloi se Organizatat e Biznesit, përveç se duhet të tregohen të kujdesshme për të mos u përfshirë në shkeljet e konkurrencës, duhet të kenë një rol aktiv që të nxisin bizneset anëtarë që të njohin dhe zbatojnë rregullat e konkurrencës, në mënyrë që jo vetëm të parandalojnë gjobat nga Autoriteti i Konkurrencës, por edhe të sigurojnë një mjedis biznesi konkurrues, i cili është një përfitim i të gjithë aktorëve të tregut, konsumatorëve dhe vetë ndërmarrjeve./s..s/
KOMENTE