Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arti Kosovar Vjen Në Një Ekspozitë Në Muzeun Historik Në Tiranë
English

Arti Kosovar Vjen Në Një Ekspozitë Në Muzeun Historik Në Tiranë

TIRANË, 29 Qershor/ ATSH- Suada Daci/- Tre artistë të rinj nga Kosova sjellin konceptimet dhe ngacmimet e tyre artistike në një ekspozitë në pikturë, skulpturë dhe instalacione, të çelur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Faton Aliu, Arafat Hasani dhe Milot Mustafa, prezantohen në ekspozitën "Hec e hec e hec.. " me 30 punime në pikturë, skulpturë dhe instilacione. "Kemi ekspozuar rreth 30 punime në këtë ekspozitë, ku ka piktura, instalacione dhe skulptura", shprehet në një prononcim për ATSH-në, skulptori Milot Mustafa, i cili vjen për herë të dytë në kryeqytet me një ekspozitë. "Pas shumë ekspozitash që kemi hapur në vende të ndryshme, si në Britaninë e Madhe, etj., menduam që të hapim edhe një ekspozitë në Tiranë", thotë Miloti. Skupltori Milot Mustafa sjell disa punime me instalacione dhe dy skulptura. Instalacioni është në modë në gjithë botën, thotë ai, duke shtuar se, instalacioni që kam sjellë quhet 'Kosovari. "Ndërsa në një skulpturë kam krijuar një alien, (një jashtetokësor) që mban në bark një bebe njeri, sepse dhe ata ndoshta lindin si ne, është një punë konceptuale e imja", thotë ai. Ndryshe paraqitet në këtë ekspozitë piktori Faton Aliu. Ai ka sjellë 15 piktura në vaj, me peizazhe universale nga planeti dhe universi. Duke folur për planet për të ardhmen artistët e rinj kosovarë shprehen se në fund të muajit dhjetor do të çelin një tjetër ekspozitë në Suedi. Ekspozita "Hec e hec e hec...", do të qëndrojë e hapur deri në 30 qershor në mjediset e MHK-së. /s.s./
KOMENTE