English

Atasheu Ushtarak Turk, Bagçi Dekorohet Me Medaljen "Për Shërbime Të Shquara"

TIRANË, 29 Qershor/ATSH/.- Atasheu ushtarak i Turqisë, kolonel Saim Bagci, i cili përfundoi misionin e tij në Tiranë, u dekorua sot me medaljen "Për shërbime të shquara", me motivacionin "Për kontributin e shquar që ka dhënë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë", e cila ju dorëzua nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Me këtë rast, ministri Imami vlerësoi kontributin e veçantë të kolonelit Saim Bagci në ndihmën dhe mbështetjen për Forcat e Armatosura Shqiptare. Duke vënë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Turqisë, ministri i Mbrojtjes falenderoi palën turke për ndihmën që i ka dhënë vendit tonë në 20 vitet e fundit, sidomos për mbështetjen në anëtarësimin e saj në NATO. Kolonel Saim Bagci duke falenderuar për vlerësimin që i bënë punës së tij si atashe ushtarak në Shqipëri, shprehu bindjen në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të ardhmen. /a.s//n.m/
KOMENTE