English

Balla: Ps Do Çojë Deri Në Fund Kauzën E Transparencës Së Zgjedhjeve

TIRANË, 29 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot se "PS do të çojë deri në fund kauzën e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit". Në përgjigje të ftesës së Kryeministrit Berisha për bashkëpunim me opozitën, Balla tha se "është në moralin dhe përgjegjësinë tonë para shqiptarëve, por edhe angazhim përkundrejt institucioneve evropiane, për ta çuar deri në fund kauzën e transparencës së zgjedhjeve". "Në emër të këtij morali dhe të kësaj përgjegjësie ne nuk mund t'i shtrijmë dorën e bashkëpunimit një pushteti të vjedhur", tha Balla. Sipas tij "opozita shqiptare ka ndërmarrë aksionin më të madh politik për transparencën e zgjedhjeve, në emër të së ardhmes së demokracisë në Shqipëri". Kryeministri Sali Berisha ftoi dje opozitën që të japë kontributin e saj në reformat kryesore, duke theksuar se maxhoranca do t'i japë të drejtën e propozimit të amendamenteve. Kreu i qeverisë u shpreh i vendosur, që bashkë me opozitën, të bëhen ligje dhe vendime të gjitha rekomandimet e OSBE-së për zgjedhjet. Sipas tij, bashkëpunimi nuk është gjë tjetër veç respektit të sovranitetit të opozitës dhe rolit të saj në parlament. /s.s./
KOMENTE