English

Bashkia E Tiranës Padit Prefektin Keltis Kruja Për Auditimin Financiar

IRANË, 29 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të prefektit të Tiranës, Keltis Kruja duke para lajmëruar për të një kallzim penal. Bashkia e Tiranës do të kërkojë zyrtarisht ndjekje penale për Prefektin e Tiranës për shpërdorim detyre. Sipas Bashkisë, prefekti Keltis Kruja ka tejkaluar kompetencat dhe qëndrimi i tij është në kundërshtim me ligjet. Sipas bashkisë, auditi për fondin e veçantë kapërcen kompetencat e prefektit. Ndërkohë prefekti i Tiranës Keltis Kruja në një letër publike drejtuar Bashkisë së Tiranës ditën e sotme ka theksuar se auditimi i kërkuar nga Prefektura nuk është në kompetencat e saj dhe përbën kërcënim por ushtrimin e kompetencave ligjore. Sipas prefektit, auditimi i kërkuar prej institucionit që ai drejton është i ligjshëm dhe argumentet i ka bërë të ditura me anë të një letre dërguar bashkisë së Tiranës, ku mes të tjerave, shkruan se "Auditimi i Bashkisë Tiranë është në kompetencë të Prefektit të Qarkut Tiranë, ashtu siç kontrollohet dhe auditohet çdo organ i Qeverisjes Vendore të Qarkut Tiranë dhe jo vetëm për fondin e vecantë. Në këtë kuadër këtu nuk ka synim për ndërhyrje apo cënim të kërkesave tuaja ligjore". Në letrën e Krujës sqarohet se, kërkesa për auditim në Bashki i referohet vetëm kontrollit financiar për fondet e ardhura nga buxheti i shtetit, ndërsa theksohet se, institucioni i prefektit të qarkut po kërkon kontrollin financiar në Bashkinë Tiranë për fondet e ardhura nga buxheti i shtetit, ndërsa sqarohet se këto janë përpjekje të Bashkisë për të mos zbatuar ligjet në fuqi./n.m/
KOMENTE