Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha Kërkon Bashkëpunimin E Vendorëve Në Luftën Kundër Varfërisë
English

Berisha Kërkon Bashkëpunimin E Vendorëve Në Luftën Kundër Varfërisë

- Kryeministri Berisha përshëndet takimin e Shoqatës së Komunave të Shqipërisë - TIRANË, 29 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot bashkëpunimin e pushtetit vendor në betejën kundër varfërisë në vend, ndërsa siguroi se "qeveria shqiptare qëndron fuqishëm në mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të vendorëve". Kryeministri Berisha përshëndeti sot takimin e Shoqatës së Komunave të Shqipërisë, që u zhvillua në Hotel 'Sheraton', ku u prezantua edhe botimi "ABC-ja e Bashkimit Evropian për njësitë e pushtetit vendor". Botimi i financuar nga Agjencia Suedeze e Zhvillimit (SIDA), sipas Kryeministrit Berisha, përbën një ndihmë të jashtëzakonshme dhe një udhërrëfyes të qëndrimeve të vendorëve shqiptarë, duke i ofruar ato me standardet dhe normat e veprimtarisë së qeverisjes vendore në vendet e BE-së. Duke kërkuar bashkëpunimin e vendorëve në luftën kundër varfërisë, Berisha tha se "Shqipëria ka arritur rezultate të mëdha në këtë drejtim". Ai nënvizoi se "nga një vend me 204 dollarë për frymë në vitin 1992, sot jemi shkëputur përfundimisht nga grupi i vendeve të varfra". "Nga një vend që 5-6 vite më parë kishte varfërinë rreth 25 për qind, sot ajo ka zbritur në 11-12 për qind. Nga një vend, i cili pak vite më parë kishte një mjerim që arrinte edhe 8 për qind, sot e ka atë në nivelin 1.3 për qind", tha Berisha. Por sipas Kryeministrit, "sa më shumë zhvillohet vendi, aq më e dhimbshme bëhet varfëria dhe aq më e madhe bëhet përgjegjësia e përbashkët në përpjekjen kundër saj". Berisha kërkoi që të vendoset një kapitull i ri në këtë drejtim dhe të bëhet një luftë e ashpër dhe e vendosur kundër varfërisë. Duke u ndalur te potencialet e mëdha të pashfrytëzuara në territoret e komunave, Kryeministri Berisha kërkoi që të bëhet çdo përpjekje për shfrytëzimin maksimal të tyre, për të rritur në këtë mënyrë prodhimin dhe për të luftuar varfërinë. "Ne së shpejti do të shpalosim një rrjet mikrokrediti për ju. Por në rast se nuk përqendrohemi te burimet, ne nuk realizojmë dot një zhvillim të qëndrueshëm", tha Berisha. Kryeministri tha gjithashtu se "veprimtaria dhe standardet e qeverisjes vendore janë jetike dhe vendimtare për integrimin e vendit në BE". "Ne jemi të vendosur t'u mbështesim duke ju dhënë të gjitha kompetencat që duhet të ushtroni dhe meritoni. Ju jeni dëshmitarë të një përpjekje madhore të bërë gjatë 4 viteve jo vetëm me inventarizimin e plotë dhe transferimin e pyjeve, kullotave, ujësjellësave, kanalizimeve, taksave etj, por edhe me shumëfishimin e granteve konkuruese", tha Berisha. Partneriteti mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore, sipas Kryeministrit Berisha, "ka ndërruar cilësisht jetën në komunat e vendit". "Qindra komuna të vendit 4 vite më parë, nuk kanë pasur asnjë metër rrugë të asfaltuar, ndërsa sot nuk ka mbetur më rrugë e paasfaltuar", tha Kryeministri, duke vlerësuar se në këtë proces pushtetarët vendorë u dëshmuan investitorë të përgjegjshëm duke bërë projektet e nevojshme. Kreu i Qeverisë siguroi se "kjo politikë do vazhdojë dhe Shqipëria do të ketë një nga infrastrukturat më moderne të rajonit dhe Europës". Në përfundim, ai i bëri apel vendorëve që të bashkëpunojnë për të shënuar një kapitull të ri në mbrojtjen e mjedisit. "Një vend që ka dalë nga varfëria nuk mund të them se ka patur mundësi për të qenë i përqendruar sa duhet në çështjen e mjedisit, por sërisht për disa rrethana ne kemi disa tregues të mjedisit më të mirët në Europë", tha Berisha. Ai kërkoi që mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i tij të jetë përparësia më madhore e axhendës së vendorëve. "Ka një agresion të papërmbajtur ndaj mjedisit. Ne do të integrohemi në BE, por duhet të integrohemi si një vend me standardet më të mira të jetesës për qytetarët tanë", tha Berisha. /s.s./
KOMENTE