English

Durrës: Mot I Kthjellët, Lundrime Normale Të Anijeve Dhe Motopeshkatoreve

DURRËS, 29 Qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Moti në rajonin e Durësit sot do të jetë i kthjellët, ndërsa kushtet e mira detare do të mundësojë lundrimin normal të trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve. Burime zyrtare nga kapiteneria e portit bënë të ditur për ATSH-në se tre tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, janë ankoruar në kalatat përkatëse që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pasdite pritet të mbërrijnë dy tragete të tjerë, përkatësisht nga Ankona dhe Trieste. Më shumë se 30 motopeshkatore janë nisur në gjueti nga grykëderdhja e lumit Seman deri në atë të Bunës në veri-u shprehën burimet e kapitenerisë. Era sot do të fryjë e lehtë nga veriu, ndërsa kushtet detare dhe ato të motit tashmë janë përmirësuar ndjeshëm, thanë burimet e kapitenerisë së portit më të madh të vendit./s.s./
KOMENTE