Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike - Historia E Marrëdhënieve Të Spiunazhit Shba-Rusi Që Nga Viti 1991
English

Fishë Teknike - Historia E Marrëdhënieve Të Spiunazhit Shba-Rusi Që Nga Viti 1991

MOSKË, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Arrestimi ditën e djeshme në Shtetet e Bashkuara i 10 personave të dyshuar për spiunazh për llogari të Rusisë i shtohet një liste të gjatë çështjesh që kanë ndodhur mes dy vendeve që prej përfundimit të regjimit sovjetik në vitin 1991: 1994 - SHBA: Aldrich Ames, një ish-analist i cili kishte punuar 31 vjet për CIA-n, dënohet me burgim të përjetshëm për shitjen e informatave Moskës kundrejt një shume prej më tepër se 2,5 milionë dollarë. Tradhëtia e tij mendohet të ketë shkaktuar vdekjen e rreth 10 agjentëve të dyfishtë të cilët punonin për amerikanët. 1996-1997 - SHBA: Harold James Nicholson, agjenti më i lartë i CIA-s i akuzuar për spiunazh, dënohet në qershor të vitit 1997 me 23 vjet burg në Shtetet e Bashkuara për shitjen e informatave rusëve. 1997 - RUSI: Moise Finkel, një qytetar rus, dënohet në Moskë me 12 vjet burg pasi u ka dhënë Shteteve të Bashkuara informata lidhur me nëndetëse ruse. 1998 - SHBA: David Sheldon Boone, një ish-ushtarak amerikan i cili punonte për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, NSA, akuzohet në nëntor për spiunazh dhe komplot kundër Shteteve të Bashkuara për veprimtaritë e tij në përfitim të KGB-së më tej shërbimeve ruse të zbulimit. 1999 - SHBA: Stanislav Gusev, sekretari i dytë i ambasadës së Rusisë në Uashington, arrestohet në dhjetor në afërsi të Departamentit amerikan të Shtetit dhe akuzohet për spiunazh përpara se të dëbohej. 2000 - Rusi: Edmond Pope, një ish-oficer i shërbimeve të zbulimit të marinës amerikane akuzohet në prill nga drejtësia ruse për spiunazh dhe publikim të sekreteve shtetërore. I dënuar me 20 vjet punë të detyruar, ai falet nga presidenti rus, Vladimir Putin. SHBA: George Trofimoff, një oficer në pension i shëbimeve të zbulimit të Këmbësorisë amerikane, arrestohet në qershor në Florida për spiunazh në përfitim të ish-BRSS-së. Ai dënohet me burigm të përjetshëm në shtator të vitit 2001. 2001 - SHBA: Robert Hanssen, një zyrtar i lartë i kundëspiunazhit amerikan, FBI, akuzohet në shkurt për spiunazh në përfitim të Rusisë dhe dënohet me burgim të përjetshëm. 2002 - Rusi: Oleg Kalugin, ish-gjeneral i KGB-së, i mërguar në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1995, dënohet në qershor në mungesë për tradhëti të lartë me 15 vjet punë të detyruar në regjim të ashpër nga një gjykatë e Moskës. Mendohet se ai drejtonte në Shtetet e Bashkuara rrjetin e spiunëve sovjetikë gjatë Luftës së Ftohtë. Aleksandre Sipaçev, kolonel i zbulimit rus, dënohet në nëntor me tetë vjet burg nga një gjykatë ushtarake e Moskës për përpjekje për t'i transmetuar CIA-s sekrete shtetërore. 2003 - Rusi: Aleksandre Zaporojski, ish-agjent i zbulimit rus, dënohet në qershor me 18 vjet kamp për spiunazh në përfitim të Uashingtonit. Ai i ka dhënë CIA-s informata për veprimtaritë e shërbimeve sekrete ruse jashtë vendit. 2004 - Rusi: Igor Sutjagin, një shkencëtar rus, i akuzuar për spiunazh në përfitim të Shteteve të Bashkuara, dënohet në prill me 15 vjet burg për transmetimin e informatave për sistemin e mbrojtjes bërthamore ruse. 2010 - SHBA: Genadi Sipaçev dënohet në maj me 4 vjet burg sepse i ka dhënë Departamentit amerikan të Mbrojtjes karta për t'u bërë të mundur Shteteve të Bashkuara të drejtojnë raketat e tyre kundër objektivave ushtarakë në Rusi. /I.Pu. a.jor.
KOMENTE