Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike - Svr - Një Spiunazh Trashëgimtar I Të Famshmit Kgb
English

Fishë Teknike - Svr - Një Spiunazh Trashëgimtar I Të Famshmit Kgb

MOSKË, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Shërbimi i zbulimit të jashtëm SVR, dhjetë agjentë të dyshuar të të cilit janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, është pasues i të famshmit KGB, shërbimi sovjetik i spiunazhit, nga vjen veçanërisht kryeministri Vladimir Putini. Shtetet e Bashkuara njoftuan dje arrestimin e 10 personave të trajnuar nga SVR-ja për t'u futur në shoqëri "me objektiv marrjen e informatave duke u infiltruar në rrethet politike amerikane", një episod që të kujton epokën e Luftës së Ftohtë, gjatë të cilës vepronte e famshmja KGB. Kryeministri aktual rus Vladimir Putin është një kolonel i shërbimeve sovjetike për të cilat ai ka punuar nga viti 1985 deri në vitin 1990, në Republikën Demokratike Gjermane, RDGj. Me shpërbërjen e BRSS-së, veprimtaritë e KGB-së u janë besuar dy institucioneve të veçuara, Shërbimi i zbulimit të Jashtëm, SVR, dhe FSB-së, Shërbimi federal i Sigurisë që është i ngarkuar me zbulimin në Rusi dhe me kundërspiunazhin. "SVR-ja është pjesë përbërëse e forcave që garantojnë sigurinë dhe thirret për të mbrojtur sigurinë e individëve, të shoqërisë dhe të shtetit kundër kërcënimeve të jashtme", shpjegon në faqen e internetit ky shërbim që këtë vit feston 90 vjetorin e krijimit. Ai ka për qëllim të informojë Kremlinin për ta ndihmuar atë në marrjen e vendimeve në fushat politike, ekonomike, ushtarako-sovjetike, shkencore dhe ekologjike. Shërbimi i parë sovjetik i zbulimit të jashtëm, i themeluar në vitin 1920, ishte "Departamenti i Jashtëm" i NKVD-së, Komisariati i Popullit për Çështjet e Brendshme. Organizata ka ndryshuar vazhdimisht akronim në epokën sovjetike. Në vitin 1954, iu dha emri "Drejtoria e parë e përgjithshme" e KGB-së, një emër që ajo do ta mbajë deri në shërbërjen e BRSS-së në vitin 1991. SVR-ja njoftoi se veprimtaritë e saj janë zhvilluar gjerësisht që prej rrëzimit të regjimit sovjetik. Ajo i dha fund politikës së saj "globale" të Luftës së Ftohtë që kishte të bënte me vendosjen e spiunëve në të gjitha vendet ku ndodheshin agjentë perëndimorë dhe tani punon vetëm atje "ku Rusia ka interesa autentike dhe jo imagjinare". "SVR-ja shprehet se nuk ka kundërshtarë kryesorë ose të dorës së dytë", thuhet më tej në faqen e internetit. Presidenti rus emëron drejtorin e SVR-së i cili vepron drejtpërdrejt me urdhërat e tij. Që prej vitit 2007, bëhet fjalë për Mikhail Fradkov, një ish-kryeministër. Sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme gjermane i publikuar më 21 qershor, SVR-ja numëron 13 000 punonjës dhe vazhdon të jetë aktiv në Gjermani me agjentë që veprojnë të mbuluar, veçanërisht si diplomatë ose gazetarë. /I.Pu.
KOMENTE