Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata, Vijojnë Dëshmitë Kundër Bandës Së Cërrikut
English

Gjykata, Vijojnë Dëshmitë Kundër "Bandës Së Cërrikut"

TIRANË, 29 Qershor/ATSH/.- Në Gjykatën e Krimeve të Rënda vijojnë dëshmitë e ish- punonjësve të rendit kundër "Bandës së Cërrikut", anëtarët e së cilës akuzohen për vrasjen e 6 punonjësve të Gardës së Republikës dhe plagosjen e disa të tjerëve në 23 mars të vitit 1997 në Cërrik. Dëshmitar në seancën e sotme ishte Albert Uruçi, një ish- punonjës i postës së Policisë së Cërrikut, i cili foli për sulmin ndaj kësaj poste në marsin e "97. Ai pohoi se kishte parë një turmë njerëzish, prej 50-60 vetash pranë Postës, që kërkonte largimin e policëve prej saj. Dëshmia e tij, pason ato të bëra nga disa ish- kolegë të tij, mes tyre dhe dëshmitarë okularë në ngjarje. Shumë nga dëshmitarët në këtë proces janë ish- punonjës policie dhe të Gardës, të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin për vendosjen e rendit dhe qetësisë publike në kohën e trazirave të "97 në Cërrik. Si të pandehur në këtë proces janë shtetasit Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomor Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi. Ata akuzohen si autorë të sulmit me armë zjarri ndaj punonjësve të Gardës dhe Policisë së Shtetit më 23 mars të vitit 1997 në Cërrik, me pasojë vdekjen e 6 gardistëve si dhe plagosjen e 9 punonjësve të policisë. Sikurse është pohuar nga disa dëshmitarë në Gjykatë, forcat e Gardës dhe Policisë ishin zënë në një pritë dhe ishin sulmuar nga një prup personash të armatosur me armë të lehta e të rënda./a.m/s.s./
KOMENTE