Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jetonin në SHBA, kapen 10 agjentë rusë të infiltruar
English

Jetonin në SHBA, kapen 10 agjentë rusë të infiltruar

Uashington, 29 Qershor, NOA – Ata jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si ilegalë, me synimin që të amerikanizoheshin aq sa të mund të grumbullonin informata rreth Shteteve të Bashkuara për Rusinë.

Kjo ka qenë enigma që fshihnin 10 persona të arrestuar në Nju Jork, Nju Xhersi, Masaçusets dhe Virxhinia, të cilët akuzohen nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për spiunazh për Rusinë, ku 8 nga të arrestuarit akuzohen për detyra me afat të gjatë spiunazhi në Shtetet e Bashkuara që punonin për Federatën Ruse.

Në dokumente, thuhet se agjencia ruse e zbulimit SVR u kishte ngarkuar atyre misionin që të krijonin lidhje me qarqet e politikës në Shtetet e Bashkuara.

Ndaj të gjithë të ndaluarve janë ngritur akuza për konspiracion për të vepruar si agjent të një qeverie të huaj pa njoftuar Prokurorin e Përgjithshëm Amerikan, ndërsa ndaj tetë të tjerëve janë ngritur akuza për pastrim parash.

Detyra e tyre ka qenë që pas një kohe të marrin identitetin amerikan me qëllim që sa më lehtë të nxjerrin informata në shërbim të Rusisë, ndërsa janë rekrutuar si burime edhe nga organet e vendimmarrjes në SHBA.

n.e/NOA

KOMENTE