English

Keni probleme me ereksionin? Shpëtuat, erdhi pilula e kuqe

Itali, 30 Qershor NOA - Jo vetëm viagra ndihmon në luftën kundër problemeve të ereksionit. Kështu nga universiteti i “Federico II” në qytetin e Napolit është realizuar pilula e kuqe.

Bëhet fjalë për “Tradamix”, një kapsulë, përbërësit e së cilës janë nxjerrë prej substancave natyrore të cilat nuk kanë raportuar efekte anësore.

Sipas studiuesve ajo është tepër efektive për shërim progresiv të dëshirës, funksionit të ereksionit dhe parandalimin e proceseve fibroze në lidhje me plakjen.

r.b/NOA

KOMENTE