English

Korçë: Makina Del Nga Rruga, Humbet Jetën Një Person

KORÇË, 29 qershor /ATSH-Behar Fejzulla/ - Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Korçë-Pogradec. Zëdhënësja e policisë së Korçës, Eftiola Kacorri, bëri të ditur se "në afërsi të fshatit Libonik, një automjet doli nga rruga dhe për pasojë, humbi jetën Bashkim Gjata, 58-vjeç nga Pogradeci, që ishte dhe drejtuesi i makinës". Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti, tha zëdhënësja e policisë./ch/
KOMENTE