Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lezhë: Akuzohen Për Falsifikim Të Kartëmonedhash, Arrestohen Tre Të Rinj
English

Lezhë: Akuzohen Për Falsifikim Të Kartëmonedhash, Arrestohen Tre Të Rinj

LEZHË, 29 qershor/ATSH-G. Marku/ - Policia arrestoi të martën tre të rinj të dyshuar se kanë falsifikuar, në bashkëpunim, një sasi kartëmonedhash, bëri të ditur policia lokale. Burime zyrtare nga policia e Lezhës thanë se të arrestuarit janë Marjan Doçaj, 19 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kuqe, Kurbin, si dhe dy 17 vjeçarët me iniciale J. N dhe T. M, banues në të njëjtën komunë. Sipas të njëjtit burim, arrestimi i tyre u bë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdorur një sasi prej 20 copë kartmonedha të falsifikuara, të cilat i kanë prodhuar në banesën e shtetasit me inicialet J. N, në fshatin Gurrëz, Kurbin. Prodhimi i kartëmonedhave ishte bërë me anë të skanimit me një kompjuter, sipas të njëjtave burime. Kartmonedhat e falsifikuara, Marjan Doçaj dhe T.M, i kanë përdorur në një kompjuter lojrash fati në qytetin e Laçit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32 kartmonedha me prerje 1000 lekëshe të falsifikuara, 5 kartmonedha të rregullta që shërbenin për të prodhuar të fallsifikuarat,1 skaner,1 kompjuter dhe pajisje kancelarie, bën të ditur policia./ch/
KOMENTE