Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lieberman: Izraeli Pret Një Vizitë Të Medvedev Ose Putin Brenda Vitit
English

Lieberman: Izraeli Pret Një Vizitë Të Medvedev Ose Putin Brenda Vitit

JERUSALEM, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Shefi diplomacisë izraelit, Avigdor Lieberman u shpreh se Izraeli mund të presë brenda këtij viti presidentin rus, Dmitri Medvedev ose kryeministrin Vladimir Putin, gjatë një vizite të homologut të tij rus Serguei Lavrov në Jerusalem. "Besoj se deri në fund të këtij viti një vizitë në Izrael, të presidentit Dmitri Medvedev, ose të kryeministrit, Vladimir Putin", deklaroi Lieberman, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Lavrov. Lieberman, i lindur në Moldavi për të cilin gjuha ruse është gjuha e nënës, deklaroi se ka diskutuar me të ftuarin e tij lidhur me "marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira po ashtu edhe për situatën në Lindjen e Mesme". Lavrov ndërkohë shprehu dëshirën që bisedimet e ndërmjetësuara të paqes izraelito-palestineze, të mbikëqyrura nga SHBA për momentin pa ndonjë progres së dukshëm, të theksohen dhe të shkojnë drejt bisedimeve të drejtpërdrejta. Ministri rus theksoi gjithashtu se bllokada në Gaza duhet të hiqet plotësisht dhe përshëndeti autoritetet për masat lehtësuese të bllokadës të ndërmarra nga Izraeli./ /i.p/
KOMENTE