English

Makina del nga rruga, humb jetën shoferi i saj

Pogradec, 29 Qershor, NOA – Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e ditës së sotme në fshatin Libonik të Korçës.

Ngjarja fatale konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Korçës, sipas të cilave, viktima është Bashkim Gjata 58 vjeç, banues në qytetin e Pogradecit.

Gjithçka ka ndodhur sepse duke udhëtuar, ai ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin në drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të karburantit të quajtur “Alpet”, ndërsa shërbimet e Policisë Rrugore që shkuan menjëherë në vendngjarje, filluan kryerjen e veprimeve hetimore.

Nga ana tjetër, viktima u dërgua në morgun e qytetit të Korçës, në pritje të mbërritjes aty të familjareve.

n.e/NOA

KOMENTE