Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbërrin “Makina e dashurisë” së aktores së njohur amerikane, Susann
English

Mbërrin “Makina e dashurisë” së aktores së njohur amerikane, Susann

Tiranë, 30 qershor NOA - Mbërrin “Makina e dashurisë” vepra e aktores së njohur amerikane, Jacqueline Susann. Romani doli në qarkullim nga Shtepia Botuese OMSCA-1 për librin që mban titullin e origjinalit: The Love Machine nga Jacqueline Susann

Shumë vlerësime janë dhënë si për autoren dhe për veprën e saj.

Jacqueline Susann u lind në Filadelfia dhe në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare u shpërngul në Nju-Jork për të realizuar ëndrrën e saj: të bëhej aktore. Në Nju-Jork, Susann-i njohu agjentin e shtypit, Irving Mensfild, me të cilin u martua dhe pati një djalë.

Jacqueline Susann-i si aktore fitoi katër herë çmimin “Gruaja e veshur më mirë në televizion”. Fama e saj u rrit me botimin e librit të bujshëm “Lugina e kukullave” dhe vazhdoi me botimin e dy romaneve të tjera: “The Love Machine” dhe “Once Is Not Enough”.

Ajo ishte romancierja e parë që pati tre libra rresht hit “Number # 1” në listën e librave më të shitur të Nju-Jork Tajmsit, që e shndërruan dhe atë vetë në superstar. Vdiq në moshën 56-vjeçare, më 1974.

Për romanin

Pas botimit të bujshëm të romanit “Lugina e kukullave”, Jacqueline Susanni dha lexuesit librin “Makina e dashurisë”, i cili pati sukses të menjëhershëm, duke hyrë që në fillim në radhën e bestsellërve. Bazuar në romanin “Makina e dashurisë” u realizua edhe filmi me të njëjtin titull.

Kur u botua “Makina e dashurisë" ia doli mbanë duke u shitur në miliona kopje në të gjitha botimet. Ishte lloji i librit që shumica e lexuesve nuk mund ta hiqnin nga duart. Të lexoje “Makina e dashurisë” ishte si të lexoje diçka absolutisht të këndshme që e njihje edhe më parë, por me faktin, që emrat ishin ndryshuar dhe personazhet ishin maskuar. Kjo e bënte akoma më tërheqëse librin.

Çfarë tregon romani

“Makina e dashurisë” rrëfen historinë e Robin Stounit, një person shumë karizmatik, që bëhet president i një rrjeti të fuqishëm TV e rreth të cilit vëmendja e grave është përherë e pranishme…

Robin Stouni është Makina e Dashurisë ai që pi vodka shqeto, i pangopur me gjumë, që drejton rrjetin më të madh televiziv në vend, por njëkohësisht i brishtë e i dobët.

Robin Stouni është sigurisht, heroi i romanit të Jacqeline Susann-ës, “Makina e Dashurisë”, është ai që i çoi librashitësit e Amerikës në kufijtë më lartë të ekstazës, duke dalur që në tirazhin e parë me qindra mijë kopje të shitura.

Tema e romanit “Makina e dashurisë”, duke iu referuar Jacqeline Susann-it është fuqia që pikërisht kthehet në një makinë të fuqishme; titulli i referohet jo vetëm Robin Stounit si personazh por edhe televizionit, me ndikimin që ka ai mbi njerëzit.

Kritika

Botimi i “Makinës së Dashurisë” ashtu si dhe “Lugina e kukullave pati një sukses të jashtëzakonshëm duke u konsideruar si ngjarje në letërsi. Jacqeline Susann është një tregimtare e natyrshme dhe motivimi i personazheve të saj është gjithmonë aktual si dhe procesi i tyre mendor është shumë i natyrshëm.

Dialogu është një nga pikat më të forta të Jacqeline Susann-it dhe personazhet e romanit janë tepër origjinalë. Kjo në sajë të një vështrimi të mprehtë të autores në jetën e përditshme të njerëzve.

Për shembull, thuhet se James Aubrey, president i C.B.S., është prototipi i Robin Stounit, por kuptohet duke i veshur shumë elementë të tjerë artistikë dhe ngjarje, që nuk kanë të bëjnë me jetën private të tij.

Mendohet se Jacqueline Susann është një figurë e letërsisë, është një fenomen i jashtëzakonshëm i botimeve. .

Kanë thënë:

“Kur mendon për të gjithë ata njerëz me pipa dhe kostume prej stofi anglez të cilët kanë pritur prej vitesh të shkruajnë romanin e madh amerikan, - thotë bashkëshorti i Susann-ës, Irving Mansfield, - dhe kur mendon se ajo që ia doli është e vogla Jackie, është vërtet e mrekullueshme. Ashtu siç ndodh, analiza e Mansfield për triumfin e gruas së tij është e saktë. JacquelineSusann i ka mundur të gjithë ata me pipa e kostume prej stofi anglez, cilëtdo qofshin ata. Ajo ka mundur që të gjithë ata njerëz që jetojnë në qytete të mëdha, duke parë rrjetet e mëkatit të lulëzojnë përreth tyre, që lexojnë bestsellërat e novelave të ndyra dhe thonë: “Unë mund ta shkruaj këtë”. Në fakt, ata nuk mund ta shkruajnë.

Jacqeline Susann për më shumë, është e sinqertë, i beson të gjitha fjalët që shkruan. Siç ka thënë edhe vetë, ajo është: “Unë jam një shkrimtare tematike. Me fjalë të tjera, unë marr një temë dhe pastaj personazhet vijnë vetë. Me “Luginën e kukullave”, unë kurrë nuk u ula dhe të thoja: “Jam duke shkruar për prototipin e asaj apo kësaj.” U ula dhe pyeta me vete: “Pse përdorim kaq shumë qetësues?”

r.n/NOA

KOMENTE