Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Gjithëpërfshirje në reformën zgjedhore, vonesat cënojnë standardin e zgjedhjeve
English

Meta: Gjithëpërfshirje në reformën zgjedhore, vonesat cënojnë standardin e zgjedhjeve

Tiranë, 29 qershor, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i ka bërë sot thirrje partive politike për të nisur sa më parë punën për Reformën Zgjedhore, pasi sipas Metës, çdo vonesë cënon standardin e zgjedhjeve të ardhshme.

Lideri i LSI-së, njëherësh zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, e bëri këtë deklaratë gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore në LSI, ku nënvizoi se duhen ndrequr sa më parë me amendamente të veçanta problemet e hasura në kodin elektoral në zgjedhjet më të fundit të 28 qershorit.

Kreu i LSI-së, Meta duke kërkuar gjithëpërfshirje të forcave politike në bërjen e reformës zgjedhore, si kusht për transparencën përpara procesit, deklaroi se “në këtë drejtim, që sot, një vit mbas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe më pak se një vit kur qytetarët shqiptarë në të gjithë vendin do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme vendore, është urgjente përqendrimi tek përmirësimi i kodit aktual zgjedhor dhe sidomos pasja në konsideratë e punës së këtij komisioni”.

Sipas Metës, duhet krijuar sa më parë një komision gjithëpërfshirës parlamentar dhe jashtëparlamentar, mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e fundit në Shqipëri, që të bëhen amendamente të qarta që garantojnë një transparencë të plotë, të padiskutueshme dhe të pakontestueshme të zgjedhjeve përpara se ato të fillojnë.

Kryetari i LSI-së, theksoi se “Unë besoj se ky është një mesazh i dhënë qartë tashmë dhe nga institucionet ndërkombëtare, edhe nga letra e fundit e dhënë bashkë nga dy kryetarët e grupeve më të mëdha parlamentare në BE, të zotit Daul dhe zoti Shulz, të cilët e bënë ta qartë apelin drejtuar forcave politike në vend për tu përqendruar tek reforma zgjedhore në mënyrë që ajo të përmirësojë të gjitha mangësitë e kodit aktual me të cilin u zhvilluan zgjedhjet përpara një viti”.

Meta nënvizoi se parimi kryesor që LSI kërkon të realizohet në reformën zgjedhore është gjithëpërfshirja, pasi vetëm konsensusi i forcave politike do të bëjnë që rezultati i zgjedhjeve edhe pse i pranuar shpesh herë nga ndërkombëtarët të mund të mos kontestohet nga forcat politike në vend, apo të mos lërë vend për pretekste të ndryshme partiake.

Ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare LSI, rezultoi forca e tretë politike në vend, duke iu bashkuar edhe pse me orientim të ndryshëm politik, Partisë Demokratike, lideri i LSI-së, Meta tha se “ne mendojmë se është e domosdoshme për shkak dhe të numrit të kufizuar të forcave politike që ka sjellë kodi elektoral, me të cilin u zhvilluan zgjedhjet e fundit, që reforma të jetë e plotë, duhet të kemi parasysh gjithëpërfshirje jo vetëm të të gjitha forcave politike që janë në parlament, por edhe ato që janë jashtë tij, aq më shumë të të gjithë aktorëve të rëndësishëm, të cilët kanë qenë të angazhuar me zgjedhjet, me transparencën e tyre, që janë element kyç i të gjithë demokracisë dhe i sistemit tonë demokratik”.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkoi që në mbledhjen më të parë të Byrosë Parlamentare, të përcaktohet një kalendar i qartë i reformës zgjedhore si dhe të nisë angazhimi i parlamentit në këtë drejtim, pasi çdo vonesë mund të cënojnë standardin e zgjedhjeve të ardhshme , që, sipas Metës, “nuk është ndonjë çudi e madhe të jetë një qëllim i alibisë së ashtuquajtur transparencë, ndaj transparenca duhet bërë në kohë”.

mit/NOA
KOMENTE