Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakistan - Katër Rebelë Të Vdekur Nga Një Operacion Me Avion Të Telekomanduar
English

Pakistan - Katër Rebelë Të Vdekur Nga Një Operacion Me Avion Të Telekomanduar

PESHAWAR, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën katër rebelë islamikë mbetën të vdekur sot nga një sulm me avion të telekomanduar, në një nga rajonet fisnore në veriperëndim të Pakistanit, ku CIA mbikëqyrte periodikisht militantë talebanë dhe të al-Kaidës, njoftuan burime pakistaneze të sigurisë. Ky operacion i ri i zhvilluar përmes përdorimit të një avioni të telekomanduar kishte si shënjestër një kompleks banesash të qytezës Karikot, në distriktin fisnor të Waziristanit Jugor, bastion kryesor i talebanëve pakistanezë aleatë të rrjetit të Osama bin Laden, theksoi në linjë telefonike për AFP një zyrtar i lartë ushtarak në rajon. "Katër rebelë humbën jetën nga operacioni", shtoi ai, ku siguroi se kompleksi i banesave të përfshinte shtëpinë e komandantit të besuar të talebanëve pakistanezë, Maulana (titull fetar) Halimullah, u shkatërruan plotësisht. Një tjetër zyrtar ushtarak konfirmoi sulmin dhe bilancin e humbjeve për AFP, por pa deklaruar identitetin e tij./ /i.p/
KOMENTE