Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 29 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" DELL E THAÇI, LOBIM PËR SHITJEN E DISTRIBUIMIT TË RRYMËS - Sipas një studimi, të cilit i është referuar ambasadori amerikan, Christopher Dell, bizneset në Kosovë tani ballafaqohen me humbje deri një miliard euro në vit, për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me rrymë. Sipas tij, kritikët e privatizimit e injorojne logjikën e të operuarit të një ndërmarrjeje mbi baza komerciale dhe janë të njëjtit që shprehen se kërkojnë luftimin e korrupsionit, e në të njëjtën kohë kërkojnë të mbajnë ndërmarrjet publike në qeverisjen e një sistemi që e ka favorizuar korrupsionin Tituj të tjerë: Sejdiu: FSK, me modelin e NATO-s Korrupsioni - problem në strukturën e shtetit të Kosovës Kryetari i Rashkës: Padi nëse hapet varreza Utopia e ekonomisë pa shtet Në Beograd qarkullojnë ide për shkëmbime territoresh Ushtria serbe kërkon spiunë që e dinë shqipen Foto lajmi: Qindra serbë janë mbledhur, të hënën, në Gazimestan, afër Prishtinës, për të shënuar Vidovdanin, ditën kur më 1389 u zhvillua beteja e Kosovës. Serbët, të ardhur ga Serbia, Bosnja dhe nga pjesë të ndryshme të Kosovës, kanë festuar duke fyer e kërcënuar shqiptarët, në ditën që tashmë është bërë simbol i konfliktit serbo-shqiptar për Kosovën, meqë në këtë ditë, më 1989, kreu serb, Slobodan Milosheviqi, pikërisht në Gazimestan, mbajti fjalimin që u bë paralajmërimi më i drejtpërdrejtë për dhunën, luftërat dhe vrasjet që pasuan "Bota Sot" FESTOJNË SI TË ISHIN NË SERBI, SHKELIN LIGJET E SHTETIT TË KOSOVËS - "Gardistët e Car Lazarit" nën përcjellje të Policisë së Kosovës Tituj të tjerë: Sejdiu: FSK e gatshme të marrë pjesë në operacionet e NATO-s Dell: Ndërhyrjet politike në ekonomi, një fakt pikëllues Shtohen postet, për "hatër" të partnerëve të koalicionit! - "Reformatizimi 2" - dyfishohen postet e zëvendësministrave Aplikimi për pasaportë vetëm me letërnjoftim të Republikës së Kosovës Serbisë jo! "Lajm" ICG-ja nuk e përjashton mundësinë e shkëmbimit të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës - LE TË FLASË SHQIPËRIA - Në tavolinën e bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit mund të shtrohet edhe ideja e shkëmbimit të territoreve, sipas të cilave, veriu i Kosovës do t'i bashkohej Serbisë, kurse Lugina e Preshevës - Kosovës. Kjo ide nuk përjashtohet as nga ICG-ja. Por, shtrohet pyetja, se çka me çka do të shkëmbehet - Jugu i Serbisë me tri komunat shqiptare, apo vetëm Lugina e Preshevës? Qeveria thotë se, nëse shtrohet ideja, atëherë ndryshimi i kufijve nuk do të fillojë, e as do të mbarojë me Kosovën. Tirana zyrtare, në prill të vitit 2007, npërmjet ministrit të Jashtëm, Besnik Muftafaj, pati deklaruar se, po qe se preken kufijtë e Kosovës, atëherë Shqipëria nuk do të rrijë indiferente Tituj të tjerë: Mosprania e Doganave të Kosovës, në pikat 1 e 31, rrezikon sistemin unik doganor - Doganat jo unike Agjencia Kosovare e Privatizimit i konsideron të pamundshme investimet në Pallatin e Rinisë - Pallati vihet në shitje Qendra Kinematografike e Kosovës me vështirësi të shumta po e kryen aktivitetin e vet "Express" QE FAKTI, PRESIDENT - Fatmir Sejdiut po i ngushtohet hapësira që të kandidohet për Kryetar të LDK-së, vjeshtën e sivjetme. Gjykata Kushtetuese vështirë se mund të dalë në anën e tij. Faktet janë kundër Presidentit. Ekzistojnë dëshnmi se ai po e shkel Kushtetutën, duke mbajtur dy poste. Në regjistrimin e partive politike në KQZ për vitin 2010, Fatmir Sejdiu figuron si Kryetar i LDK-së. Tituj të tjerë: Mos u përzieni në ekonomi - Christopher Dell thotë se ekonomia nuk mund të ecë përpara nëse Qeveria nuk e zbeh ndikimin e vet politik në të. Piknik në Gazimestan - Erdhën, brohoritën dhe u larguan. Serbët festuan Vidovdanin në Gazimestan. Ata shënuan 621-vjetorin e Betejës së humbur të Kosovës. Ndryshe nga vitet e tjera, kësaj radhe u fol për paqe dhe bashkëjetesë. Edhe Zotit iu drejtuan disa lutje. Gjithçka i ngjau një pikniku. Problemet i zgjidhin me komisione - Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia do t'i zgjidhin mes vete disa çështje të hapura, duke ngritur komisione të përbashkëta. "Tribuna shqiptare" A PO SHKRIHET LDK-ja? - Burime brenda LDK-së thonë se në këtë parti ka filluar lufta për pushtet e pozita partiake. Strumbullar i kësaj lufte është bërë Isa Mustafa. Pjesa më e madhe e kryesisë së kësaj partie është kundër tij, kurse grupe të tjera të interesite mbështesin atë për ta marrë postin e kryetarit. Tituj të tjerë: Tiranë - Berisha thërret opozitën - Kryeministri Sali Berisha ftoi të hënën opozitën që të japë kontributin e saj në reformat kryesore. Prishtinë - Konfirmohet oferta e Tadiqit - Konfirmohet burimi i "Tribunës Shqiptare", që raportoi për propozimin e Beogradit për shkëmbim territoresh. Shkup - Maqedonia i nëpërkëmb shqiptarët - Zyrtarë të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni kanë kritikuar të hënën Qeverinë e Maqedonisë. Presidenca injoroi gazetarët - Gjatë zhvillimit te punimeve të Samitit të Prizrenit, zyra e presidentit të Kosovës është treguar e paaftë për t'u siguruar medieve të cilat kanë përcjellë këtë aktivitet një hapësirë për punë. Ekspertë kundër korrupsionit FSK për paqen në botë "Zëri" SERBIA DO VERIUN, JEP PRESHEVËN - Burimet diplomatike vërtetojnë për "Zëri" se Beogradi synon këmbimin e territoreve dhe eksterritorialitetin për manastiret Tituj të tjerë: Vidovdani, me shfryrje çetnike Qeveria po ndërhyn në KEK Sejdiu: S'ka dëshmi që po e shkel Kushtetutën Kritika për tenderët e negociuar Editoriali - Gara e shtetarëve GJND mobilizon Kosovën "Epoka e Re" Një burim vendor i përfshirë në Strategjinë e Veriut hedh kritika ndaj Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO) - KY FEITH BLLOKON STRATEGJINË E VERIUT - Bisedimet teknike me Beogradin, një nga pengesat për implementimin e Strategjisë së Veriut Tituj të tjerë: Disa mijëra qytetarë serbë kanë festuar "Vidovdanin" - Serbët djegën flamurin amerikan, provokuan shqiptarët Sejdiu mohon shkeljen e Kushtetutës Minishengeni, mundësi e mirë për Kosovën drejt integrimit në BE Sot mbahet testi i arritshmërisë për 35 mijë nxënës të klasëve të nënta "Infopress" DELL KRITIKON KUNDËRSHTARËT E PRIVATIZIMIT - Diskutohet për privatizimin e Distribucionit të Energjisë Elektrike në Kosovë Tituj të tjerë: Vajtojnë për "tokën e shenjtë"! Veriu për Preshevën?! Politika dhe oporatorët ilegalë serbë Qartësohet këtë javë? - Gjykata Kushtetuese këtë javë pritet t'i japë fund konfuzionit rreth respektimit të kushtetutshmërisë apo jo nga presidenti Fatmir Sejdiu Editorial - Kosova e ka siguruar integritetin territorial më 17 shkurt "Kosova Sot" Intervistë me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj - KREJT ZI - Lideri i opozitës fajëson lidershipin në pushtet për situatën në të cilën gjendet vendi. Flet për tregues negative në ekonomi, politikë, diplomaci. Sipas tij, duhen sa më shpejt të mbahen zgjedhjet. Nuk pajtohet me konceptin qeverisës të koalicionit, ndërsa distancohet nga të korruptuarit. Tituj të tjerë: Diskutohet shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë Shërbimet e huaja nuk e pengojnë Policinë e Kosovës Minisamiti që "injoroi" mediet KEK-u, pashmangshëm në privatizim Editoriali - Festa e të humburve /s.s./
KOMENTE