Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përzgjedhja e 25 qyteteve të botës, në Mynih jetohet më mirë se kudo
English

Përzgjedhja e 25 qyteteve të botës, në Mynih jetohet më mirë se kudo

Londër, 29 Qershor, NOA/DW – Revista prestigjioze britanike Monocle ka bërë përzgjedhjen e 25 qyteteve të botës, në të cilët jetohet më së miri në këtë planet. Edhe pse, kriteret e gazetarëve britanik ishin paksa të çuditshëm, Mynihu megjithatë me meritë u klasifikua në vendin e parë dhe u shpall fitues.

Mynihu për shembull ka një sistem të shkëlqyer të transportit urban (sipas pohimeve, më të mirin në Europë), shtigje të mira për çiklistët, shkallën e ulët të kriminalitetit dhe shkallë të lartë të natalitetit si dhe shkallën e ulët të papunësisë.

Në këtë qytet, jetojnë pjesëtarët e 180-190 nacionaliteteve të ndryshme, Englischer Garten është një park atraktiv në qendër të qytetit, kanë Oktoberfestin, ofertën kulturore dhe reputacionin "e qytetit më verior italian”, shkruan Deutsche Velle.

Përveç kësaj, për klasifikimin në këtë rang-listë kanë ndikuar edhe lidhjet e trafikut (aeroportet, rrugët etj) si dhe për shembull sa kohë kalon nga momenti i telefonatës në numrin e urgjencës (ndihmës së shpejtë), deri në momentin që para banesës të arrijë urgjenca. Në Mynih, kjo ndodh, - e pabesueshme dhe e paimagjinueshme, - për vetëm 90 sekonda!

Por, ajo që Mynihun e ka “transferuar” nga vendi i katërt vitin e kaluar, në vendin e parë këtë vit, është zinxhiri i kafiterive të Starbucksave.

Në të vërtetë, në revistën Monocle vlerësojnë se Starbucksi zvogëlon kualitetin e jetës, ndaj secili filial i Starbucksave, qyteteve kandidat, u përshkruan minus nga një pikë.

Në listimin e sivjetshëm, në rastin e Mynihut kjo nuk ka sjellë pesë pikë minus, bile shumë më pak se tek konkurrentët kryesorë për titullin mjaft prestigjioz jozyrtar në botë.

Listë-klasifikimi për qytetet ku jetohet më mirë: 1. Mynihu 2. Kopenhageni 3. Zyrihu 4. Tokio 5. Helsinki 6. Stokholmi 7. Parisi 8. Viena 9. Melbourni 10. Madridi 11. Berlini 12. Sydneji 13. Honollullu 14. Fukuoka, Japoni 15. Gjeneva 16. Vankuveri 17. Barcelona 18. Oslo 19. Montréali 20. Auckland, Neuseeland 21. Singapuri 22. Portland, SHBA 23. Kyoto 24. Hamburgu 25. Lisbona

KOMENTE