English

PS, Metës: Harroje Kodin elektoral, pa transparencën e 28 qershorit

Tiranë, 29 qershor, NOA – Selia rozë ka reaguar sot pas deklaratave të kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, se kërkon një reformë zgjedhore jo gjithëpërfshirëse dhe një proces transparent të kodit të ri elektoral.

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj, deklaroi se “ta harrojë Ilir Meta dhe Sali Berisha se mund të ketë komisione dhe reformë zgjedhore pa u bërë transparenca e zgjedhjeve të kaluara”.

Imeraj theksoi se “ata që shkelën kodin dhe ligjin e që tani po shkelin kushtetutën duke mohuar transparencën, duhet ta kenë të qartë se çdo gjë fillon me kryerjen e transparencës dhe zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit shkuar”.

Sipas selisë rozë nëse nuk ka dialog mes opozitës dhe mazhorancës për të arritur transparencën e zgjedhjeve nuk do të ketë as bashkëpunim për reformën zgjedhore.

mit/NOA
KOMENTE