Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Arrestohen Dhjetë Persona Të Akuzuar Si Spiunë Rusë, Rusia Nuk E Komenton Lajmin
English

Shba - Arrestohen Dhjetë Persona Të Akuzuar Si Spiunë Rusë, Rusia Nuk E Komenton Lajmin

NJU JORK, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Shtetet e Bashkuara kanë arrestuar 10 persona të akuzuar për spiunazh për llogari të Rusisë, njoftoi Ministria amerikane e Drejtësisë. Këta 10 persona pretendonin se ishin amerikanë, kanadezë ose peruanë, sipas ankesës që nuk jep hollësi të tjera lidhur me kombësinë e tyre. Pesë prej 10 personave të arrestuar të dielën në Shtetet e Bashkuara në kuadrin e një operacioni të gjerë policor kundër një rrjeti të dyshuar spiunazhi në përfitim të Rusisë u paraqitën dje në Nju jork përpara një gjykatësi federal i cili urdhëroi mbajtjen e tyre në paraburgim. Njëmbëdhjetë persona janë akuzuar gjithsej, në dy ankesa veç e veç. Nëntë dyshohen gjithashtu për pastrim parash. Dhjetë personat të cilët u arrestuan të dielën, në Nju Xhersi, në lindje, në Nju Jork, në verilindje, Virxhinia, në lindje dhe në Masaçusets, në verilindje rrezikojnë të dënohen me pesë vjet burg për akuzat për spiunazh, 20 vjet për pastrim parash. Shërbimi i zbulimit të jashtëm rus, SVR, njoftoi sot agjencinë zyrtare Ria Novosti se nuk komenton njoftimin për shkatërrimin në Shtetet e Bashkuara të një rrjeti të gjerë spiunazhi të dyshuar se vepronte në përfitim të Rusisë. "Nuk e komentojmë këtë informacion", deklaroi zëdhënësi i SVR-së, Sergei Ivanov. Drejtësia amerikane njoftoi dje arrestimin e 10 personave të trajnuar nga SVR-ja për t'u futur në shoqëri me objektivin "marrjen e informacioneve" duke "u infiltruar në rrethet politike amerikane". Sipas autoriteteve amerikane, shkatërrimi i këtij rrjeti spiunazhi i denjë për luftë të ftohtë është rezultat i 10 viteve hetime të FBI-së. /I.Pu.
KOMENTE