English

Shkodër, përmbyset zetori, vdesin dy fëmijë

Shkodër, 29 qershor, NOA – Po udhëtonin si edhe herë të tjera me traktor, në një fshat të Shkodrës, por sot për dy fëmijët e vegjël ky udhëtim ka qenë fatal.

Zetori me të cilin udhëtonin është përmbysur dhe dy të miturit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dy fëmijët janë 10 vjeçari K.T. dhe 8 vjeçari D.T.

Ata po rrugëtonin nëpër tokat e bukës me zetorin që e drejtonte gjyshi i tyre, 62 vjeçari Kel Trushi.

Por, traktori është përmbysur dhe ka lënë në vend dy nipërit e tij.

Policia e Shkodrës po heton në vendngjarje.

mit/NOA

KOMENTE