English

Spanjë - Greva E Metrove Të Madridit Vazhdon Edhe Nesër

MADRID, 29 qershor /ATSH-ANSA/ - Asambleja e punëtorëve të metrosë së Madridit vendosi sot me unanimitet për të vazhduar grevën e përgjithshme edhe ditën e nesërme, duke mos garantuar 50 për qind të shërbimeve, njoftoi e përditshmja "El Mundo" në botimin e saj elektronik. Greva, që po zhvillohet për të protestuar kundër shkurtimeve të pagave që parashikohet në reformën e qeverisë për reduktimin e deficitit, nisi dje, por shërbimet garantonin qarkullimin e 50 për qind të mjeteve. Ndërsa sot, të gjithë punëtorët dolën në grevë. "Pavarësisht se hekurudhat vunë në lëvizje 30 trena lokalë dhe transportet publike komunale funksionojnë rregullisht, radhët për të marrë një autobus urban apo një taksi janë katërfishuar", shkruan e përditshmja. /e.v/
KOMENTE