English

Spanjë - Paralizohet Transporti Në Madrid Nga Greva E Punonjësve Të Metrosë

MADRID, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Metroja e Madrid, përmes së cilës udhëtojnë mbi dy milionë persona në ditë, u paralizua nga një grevë totale, duke i detyruar madrilenët dhe turistët që të kërkojnë mënyra të tjera për të udhëtuar. Kjo grevë e pazakontë, pa shërbimet minimale si në këtë rast, u organizua nga sindikatat për të protestuar kundër një uljeje të pagave me rreth 5 për qind të përcaktuar nga autoritetet e Madridit për të gjithë funksionarët e rajonit. Autobusët, taksitë dhe trenat e periferive u përballën me një fluks të jashtëzakonshëm pasagjerësh sot në Madrid, konstatoi AFP, ndërkohë që greva e punonjësve të metrosë ndaloi plotësisht qarkullimin e tramvajeve, në ndryshim me grevën paraardhëse, ku kishte shërbim minimal, me 50 për qind të trenave në qarkullim. Sipas shtypit madrilen, ishte hera q parë që prej 20 vjetësh, që nga 1991 që një grevë e tillë paralizon metronë në Madrid. Metroja është një mënyrë udhëtimi e shpejtë dhe e lirë drejt aeroportit të Barahas dhe shoqëria ajrore ''Iberia'' u ka rekomanduar klientëve të saj të marrin masa për mënyra të tjera transporti drejt aeroportit për të mos humbur fluturimet e tyre./ /i.p/
KOMENTE