Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Portugali - Spanjë, Në Afrikë Luhet Derbi Iberik
English

Sport-Botëror/ Portugali - Spanjë, Në Afrikë Luhet Derbi Iberik

TIRANË, 29 Qershor /ATSH - Gjergji Mima/ - Sot luhen dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në çerekfinalet e kampionatit botëror të futbollit, Afrika e Jugut 2010. Japonia, e vetmja skuadër e mbijetuar nga ekipet aziatike, do të përballet me Paraguajin. Në ndeshjen e dytë do të luajnë dy ekipe evropiane, Spanja dhe Portugalia Trajneri i Spanjës, Vicente del Boske, mendon se skuadra e tij e ka kaluar "shock"-un psikologjik të humbjes me Zvicrën, ndërsa pret një tjetër paraqitje të madhe në derbin e sotëm iberik. Kampionët e Evropës u mundën 1-0 ndaj helvetikëve, por më pas arritën të merrnin dy fitore dhe të kalonin në turin tjetër. "Gjithsesi, nuk mendoj se humbja me Zvicrën na ndihmoi. Ajo na dhembi shumë dhe na vuri në një pozicion të keq. Por, mënyra sesi e kaluam, tregoi se çdo ndeshje është e vështirë. Për ne ishte një shock i vërtetë", tha Del Boske. Ndërsa për ndeshjen e sotme, Del Boske tha se kampionët e Evropës tani e kanë marrë mësimin. Në krahun tjetër, Karlos Keiroz premtoi një Portugali pragmatiste. "Duhet të jemi një sekondë, një milimetër para rivalëve tanë. Duhet të mendojmë shpejt, të luajmë shpejt", tha ai. Faza kualifikuese e Spanjës për në Afrikën e Jugut 2010 meriton notën maksimale. Ajo shënoi 10 fitore në 10 ndeshje dhe ishte ekipi i dytë që shënoi më shumë ( plot 28 gola) në këtë fazë eliminatore. "La Furia Roja" u tregua një ekip i pjekur, me shumë titullarë dhe nuk është mjaftuar vetëm me ata të Euro 2008, por ka afruar dhe talente të tjerë në ekip. Yjet e saj numërohen që nga portieri Iker Casillas, Xavi Hernandez, Iniesta si dhe sulmi i frikshëm David Villa e Fernando Torres. Spanja ka 12 pjesëmarrje në Kupat e Botës dhe që nga Gjermania 2006 nuk ka munguar më. Finaliste në Euro 2004 dhe gjysëmfinaliste në 2006, Portugalia ka krijuar ekipin më kompetitiv të viteve të fundit. Formacioni portugez asnjëherë nuk ka mundur të kalojë gjysëmfinalet e një Botërori, dhe këtë mendon të arrijë këtë radhë. Karlos Keiroz, trajneri i saj, e njeh mirë Afrikën e Jugut dhe kjo gjë mund të ndikojë pozitivisht në ecurinë e ekipit. Me talentë të kalibrit të tillë si C. Ronaldo, Pepe, Deco, trajneri i lindur në Mozambik mendon se në këtë turne ata do të arrijnë më larg. Afrika e Jugut 2010 do të jetë hera e pestë që Portugalia merr pjesë në një Kupë Bote. Në Angli 1966 i famshmi Eusebio fitoi "këpucën e artë"./s.s./
KOMENTE