Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Strukturë E Re Për Vitin Shkollor, Nxënësit Tre Periudha Pushimi
English

Strukturë E Re Për Vitin Shkollor, Nxënësit Tre Periudha Pushimi

TIRANË, 29 Qershor/ATSH/- Viti shkollor 2010-2011 do të nisë më datë 6 shtator dhe do të ketë për nxënësit disa periudha pushimi. Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur sot se "në shkollat 9-vjeçare të sistemit arsimor parauniversitar, semestri i parë do të nisë më 6 shtator dhe do të përfundojë më 28 janar 2011, ndërsa semestri i dytë do të fillojë më 31 janar të vitit 2011 dhe do të mbarojë më 10 qershor". Risia e njoftuar nga MASH është se gjatë gjithë vitit shkollor do të ketë disa periudha pushimesh si për nxënësit, ashtu edhe për mësuesit. Periudha e parë e pushimeve do të jetë nga data 27 tetor 2010 deri më 31 tetor 2010. Më pas pushimet e fundvitit do të nisin më datë 24 dhjetor 2010 dhe do të mbarojnë më datë 5 janar 2011. Gjatë vitit shkollor do të ketë edhe një periudhë të tretë pushimesh, që do të nisë më 28 mars 2011 dhe do të mbarojë më 3 prill. Për të gjithë sistemin e arsimit bazë parauniversitar në Shqipëri viti shkollor do të përfundojë më datë 10 qershor të vitit 2011. Klasat e nënta të këtij sistemi do të zhvillojnë provimet e lirimit gjatë periudhës 15-30 qershor të vitit 2011. Në shkollat e mesme, viti shkollor do të nisë më 6 shtator dhe do të mbarojë më 17 qershor, ndërsa vetëm për klasat e 12 mësimi përfundon më 24 maj të vitit 2011. Pushimet do të jenë në të njëjtat data me të gjithë sistemin parauniversitar, ndërsa klasat e 12-ta do të kenë sesionin e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore nga periudha 26 maj-30 qershor 2011. MASH vlerëson se pushimet që janë caktuar për vitin e ri shkollor do të vlejnë për nxënësit për t'u dhënë hapësirë, ndërsa për mësuesit do të shërbejë si një periudhë e kualifikimit të vazhduar./e.gj//s.s./
KOMENTE