Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tajvani Dhe Kina Nënshkruajnë Një Marrëveshje Tregtare Historike
English

Tajvani Dhe Kina Nënshkruajnë Një Marrëveshje Tregtare Historike

CHONGQING (Kinë), 29 qershor /ATSH-AFP/ - Tajvani dhe Kina nënshkruan sot një marrëveshje tregtare e konsideruar si historike, e kritikuar nga Tajvani dhe që do ta afrojë kontinentin me ishullin, të ndarë që prej 60 vjetësh. Projektmarrëveshja e bashkëpunimit ekonomik, ACCE, e sigluar në Chongqing, metropol i Kinës jugperëndimore, mund të zhbllokojë mundësira tregtare masive, ndërkohë që rregullat ekzistuese i pengojnë ato. Megjithatë, në Tajvan, disa shprehin shqetësimin se mos ky afrim e çon pak nga pak ishullin në rrjedhën politike të Pekinit. "Kjo mund ta afrojë me një hap ishullin me kontinentin. Në të njëjtën kohë që Tajpei bëhet i pavarur ekonomikisht, opsionet e tij politike zvogëlohen", theksoi Yang Yung-ming, specialist i shkencave politike në Soochow University të Taipeit. Tajvani është i pavarur që prej ardhjes në pushtet të komunistëve në Pekin në vitin 1949, edhe pse Pekini e konsideron ishullin si të tijin dhe parashikon ta riintegrojë atë në tokën mëmë, qoftë edhe me forcë nëse duhet. Marrëdhëniet dypalëshe janë përmirësuar ndjeshëm që prej ardhjes në pushtet në ishullin që dikur quhej Formozë, të Ma Ying-jeou në vitin 2008, i cili është në favor të një afrimi me Pekinin, gjë që nuk mungojnë ta theksojnë zyrtarët tajvanezë. "Kemi lejuar që të ndodhë një zhvillim paqësor mes dy palëve", theksoi i dërguari i Tajvanit Chiang Pin-kung pas mbërritjes dje në Chongqing. "Tensioni i së kaluarës u qetësua. Konfrontimi është bërë bashkëpunim", deklaroi ai. ACCE parashikon veçanërisht taksa të privilegjuara doganore, madje heqjen e plotë të tyre, për 539 produkte tajvaneze, që nga petrokimia tek pjesët e automobilit, që përbëjnë 16 për qind të eksporteve të ishullit drejt Kinës kontinentale. Në anën tjetër, 267 produkte kineze ose 10,5 për qind e eksporteve kineze drejt Tajvanit, do të bëhen objekt masash të ngjashme. Një ekonomist kinez nuk mungoi ta theksojë këtë diferencë për t'ia shtuar shqetësimeve të Pekinit për sa i takon përshtatjes me 23 milionë tajvanezë. "Kina është e shqetësuar për ndikimin e ACCE në shoqërinë tajvaneze dhe e ka shprehur këtë shqetësim duke marrë në konsideratë sa më shumë që të jetë e mundur interesat e Tajvanit", deklaroi Tang Yonghong, specialist i ekonomisë nga Tajvani në universitetin Xiamen, në jugperëndim të Kinës. Sipas qeverisë tajvaneze, projektmarrëveshja pritet të krijojë 260 000 vende pune në ishull dhe ta rrisë me 1,7 pikë përqindjen e rritjes ekonomike të ishullit. /I.Pu.
KOMENTE